E Diel, 1 Nëntor 2026

Ne Malme te Suedise mbahet festivali i krijuesve nga diaspora

Malme 1 nentor NOA - Ne qytetin e Malmes ne Suedi Unioni i shoqatave shqiptare organizoi festivalin e VIII-te te poezise dhe muzikes krijuese shqiptare ne Diaspore.

Per te marre pjese ne kete manifestim te vetmin e ketij lloji ne tere diasporen shqiptare konkuruan shume krijues por gjate festivalit te perzgjedhura nga Keshilli Artistik u prezantuan krijimet e tyre 24 krijuesve te fushes se letrave nga disa vende te Evropes dhe nje muzikant nga Suedia.

Juria perzgjodhi si fituese te cmimit te pare te poezise me nje hsperblim prej 300 eurosh Aferdita Xanin per poezine Dhembja ime vetem une te njoh.

Vendin e dyte e ndane Yllka Sheqiri me poezine Pa titull dhe Liridona Jakupi me poezine Per Ty jo.

Vendin i trete i takoi dy krijuesve Gafurr Kabashi nga Franca me poezine Merdare dhe Qerim Raqi nga Suedia me poezine Tmerresisht vone te nisem.

mimin Kosove rexha-Bala qe eshte nje komplet librash te botuara nga krijuesit ne diaspore sivjet e mori Ibrahim Abedini per poezine Loti i Pavaresise kurse shperblimin qe ndau Ministria e Kultures Rinise dhe Sportit e Republikes se Kosoves e mori Mexhide Kycyku krijuese nga qyteti Malme.

Po keshtu juria vendosi qe te shperbleje per vepren me te mire muzikore kompozitorin Ahmet Bella per kompozimin per piano Elegji per heronjte e kombit.

Ne kuader te manifestimeve te ketij festivali u promovuan edhe kater libra dhe nje film artistik te realizuar brenda periudhes mes festivalit te meparshem dhe ketij te sivjetem.

Ne kete festival moren pjese edhe ambasadori i Kosoves ne Suedi Lulzim Peci dhe ai i Shqiperise ne Danimarke Arben Cici.

I ftuar i festivalit ishte edhe Sami Piraj drejtor i Departamentit per Kulture ne Ministrine e Kultures Rinise dhe Sportit te Republikes se Kosoves departament ky qe mbeshtet kete festival bashke me krijues e personalitete suedeze.

mit/NOA

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›