E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrenohet imagjinata

Reformator i skulptures postmoderne dhe konceptuale kombetare. Ne Galerine e Arteve te Kosoves u hap ekspozita multimediale e skulptorit dhe dekanit te Fakultetit te Arteve ne Prishtine Adem Rusinovci.

Artet e lira konkretisht poezia piktura dhe muzika gjithmone u zhvilluan si arte sovrane me rregulla e ligje vetanake. Mirepo pati raste kur u tentua qe ato te unifikohen te perligjen nder vete. Nje tentative e tille u paraqit madje edhe ne lashtesi kur poeti romak Horaci provoi ta unifikoje pikturen me poezine permes parimit te tij estetik Ut pictura poesis. Sakaq shume shekuj me vone konkretisht ne fillim te shekullit XX u tentua te behet bashkimi i piktures me muziken. Piktori i artit abstrakt Kandinski gjeti se piktura me muziken kane shumecka te perbashket dhe si te tilla mund te lidhen dhe te nderlidhen nder vete permes parimit te domosdoshem shpirteror. Kurse ne vitet shtatedhjete te qindvjecarit te cekur konceptualisti i njohur Xhon Keixh u orvat qe me muziken ta unifikoje edhe grafiken.

Tentativa per unifikimin e arteve shpreh edhe skulptori yne Adem Rusinovci i cili format e tij skulpturale pretendon ti lidhe me format muzikore duke aplikuar parimin estetik me te cilin unifikohet kuptimi e tyre i brendshem. I frymezuar nga muzika e kompozitorit tone pa dyshim te talentuar Mehdi Minxhiqi Rusionovci iu qas krijimit te nje lloji tjeter te skulptures e cila perligjet me akordet muzikore por edhe me ligjet e drites dhe hijes. Ne lojen drite-hije vendosi ai skulpturat dhe kompozicionet e tij plastike te cilat i animon muzika konceptuale e Minxhiqit e kompozuar nergut per to. Tek degjon kete muzike te faniten centauret e Ademit dinozauret parahistorike format e karbonizuara figurat qafegjata e fantazmagorike te ardhura nga nje dimension i panjohur qeniesh e gjallesash. Kjo shajni formash plastiko-muzikore shprehet permes zjarrit te shpirtezuar estetik pra pikerisht keshtu sic i shpreh i nderton dhe i senderton Rusinovci tashme i verifikuar si krijues me identitet dhe dinjitet te artistit te mirefillte si zedhenes i skulptures moderne kosovare.

Per konkretizimin e koncepteve te tij shprehimore e tematike skulptori yne perdor materialet qe i has ne jeten e perditshme poliesterin plastiken metalin sferat metalike litarin ngjyrat strukturat e ndryshme sintetike etj. Mu per kete mund te thuhet se procesi i tij kreativ eshte laborator ne te cilin ai perpunon idete konceptet vizionet imagjinative dritherimet estetike. Aty ne ate laborator Ademi krijon alkimine e tij skulpturale aq te vecante aq meditative krijon gjallesat somnambule e mistike per te cilat nuk je i sigurt ne kane zbritur nga ndonje galaksi planetare jane kajtisur nga Atlantida apo jane nxjerre nga mitra dhe misteret e kesaj toke - e tokes Dardane.

Ato jane para se gjithash produkte te imagjinates kreative te skulptorit te krijuesit me intelekt te thelle e me intuite te shquar intelektuale sic do te thoshte filozofi i madh gjerman Kanti. Vetem nje krijues i tille sic eshte pa dyshim Rusinovci mund ti artikuloje mund ti shprehe ashtu pra ne menyre reale dhe ireale artistike dhe filozofike filozofike dhe estetike ne te njejten kohe.

Adem Rusinovci e kuptoi me kohe e para shume nga krijuesit e gjenerates se tij e madje edhe te gjeneratave te tjera se kishte perfunduar procesi i alkimizimit i perligjjes dhe i integrimit te te gjitha arteve dhe te vokacioneve artistike ne nje te vetmin trung apo teresi integrale e cila tashme njihet me termin art multimedial. Dhe pikerisht ne prononcimin e tij me te ri te quajtur KONTAKTI skulptori yne shpreh nje variant te ketij arti duke bashkuar skulpturen me muziken me pikturen me fiziken perkatesisht me ligjet e saj optike pra me hijen dhe driten. Mu per kete mund te thuhet me plot goje se kjo ekspozite ky prononcim artistik i vecante i Ademit nuk mund te cilesohet ndryshe vecse si nje instilacion konceptual multimedial i pare per te paren here ne skenen tone artistike.

Pra kemi te bejme me nje art specifik te superstrukturuar te rikuptimesuar dhe te artikuluar me gjuhen me te avancuar te filozofise konceptuale. Ne te shquhet nje sistem i tere simbolesh e sidomos rrota qe simbolizon rrugetimin sizifian te mundimshem levizjen e vazhdueshme kuptimi i se ciles duhet kerkuar ne konceptin filozofik te mendimtarit te madh Nice ne kthimin dhe rikthimin e tij te perhershem.

Si krijues qe vazhdimisht nderton identitetin e vet kreativ si hulumtues i formave plastike te reja Adem Rusinovci sprovohet madje me sukses edhe ne disiplinen e piktures se kombinuar. Kompozicionet e tij pikturale shquhen me ndjeshmeri imagjinate e liri shprehese por para se gjithash me drame e dramaticitet. Me kete kuptohet se nga skulptori yne rrezaton energji e madhe kreative reflektohet nje vizion artistik krejtesisht i ri dhe origjinal me te cilin ai krijon nje etape te re ne historine e artit pamor shqiptar.

Prandaj nese dje kemi thene se Adem Rusinovci ishte zedhenes dhe reformator i skulptures moderne ne Kosove me ekspoziten tij me te re te hapur me 20 tetor te vitit 2010 ne Galerine e Arteve te Kosoves ai u deshmua si reformator i skulptures postmoderne dhe konceptuale madje jo vetem te asaj kosovare por edhe te skulptures kombetare.


Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›