Deklarata e 3 ambasadorëve: Jemi njohur me vendimin e Kolegjit, partitë politike të respektojnë vullnetin e qytetarëve

Përmes një deklarate zyrtare trojka e ambasadorëve në vendin tonë i apelon faktorit politik të respektojë vendimin e Kolegjit si dhe verdiktin e votuesve shqiptarë. Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Ambasadori Eugen Ëollfarth, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Alexander Arvizu dhe Kreu i Delagacionit të Bashkimit Evropian, Ambasadori Ettore Sequi, deklaruan sot së bashku se vendimi i Kolegjit respekton të drejtën e votuesve për të zgjedhur. Sipas kësaj deklarate, në 8 maj qytetarët e Shqipërisë votuan për kandidatët e zgjedhur prej tyre.
Deklarata e 3 ambasadorëve
“U njohëm me vendimin e Kolegjit Zgjedhor shqiptar, si organi më i lartë ligjor që gjykon apelimet zgjedhore. Është thelbësore që të gjitha palët të veprojnë, pas këtij vendimi, në mënyrë të qetë, të pjekur e të përmbajtur, duke vënë interesin kombëtar përpara çdo lloj interesi partizan vetjak. Po aq e rëndësishme është që të gjitha palët, partitë politike dhe qytetarët, të presin derisa rezultetet përfundimtare të këtyre zgjedhjeve të certifikohen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, siç kërkohet nga legjislacioni shqiptar. Ne besojmë se më 8 Maj, qytetarët e Shqipërisë votuan për kandidatët e zgjedhur prej tyre. Ky zë tashmë duhet të dëgjohet dhe të respektohet nga të gjitha partitë politike. Ne do të ndjekim nga afër përmbylljen e procesit zgjedhor dhe shpalljen e rezultateve përfundimtare, si dhe vlerësimin e procesit nga misioni i vëzhgimit të zgjedhjeve i OSBE/ODIHR-it, duke pasur parasysh shqetësimet e ngritura në deklaratat tona të mëparshme”.