Në Medvegjë zhvillohen sot zgjedhjet lokale

Në Medvegjë sot po mbahen zgjedhjet lokale për zgjedhjen e kreut të komunës dhe asamblesë komunale.
Shqiptarët në këtë komunë në pjesën jugore të Serbisë garojnë vetëm me një subjekt politik e cila është Partia për Veprim Demokratik (PVD) që udhëhiqet nga deputeti Riza Halimi.
Në orët e para të mëngjesit rreth orës 07.00 janë hapur të gjitha vendvotimet, ndërsa këto zgjedhje kanë shtuar kureshtjen dhe interesin e shumë mediave rajonale.
Në zgjedhje garojnë gjashtë konkurrentë, mes tyre vetëm një shqiptare, pasi partia e dytë UDSH nuk arriti të hyjë në garë pasi nuk u certifikua nga Komisioni i Zgjedhjeve.
Kryetari i PVD-së, Riza Halimi ka ftuar sot shqiptarët e Medvegjës dhe ata që janë të shpërngulur nga trevat e tyre masivisht të japin votën e tyre. Kjo parti siç bëhet e ditur ka organizuar transportin e dhjetëra banorëve nga Kosova për të shfrytëzuar të drejtën e tyre në Medvegjë. Në rast fitoreje të një numri më të lartë të këshilltarëve komunal, shqiptarët do të mund të jenë faktor vendimtar për pushtetin vendor.