Thaçi: Hajredin Kuçi do kthehet

Hajredin Kuçi do të rikthehet, për t`u bërë pjesë e Kabinetit qeveritar, sapo Kuvendi të heqë nga Kodi Penal dy nenet kontestuese për mediat, gjë për të cilën ai dha dorëheqjen.
Mirëpo, vetëm pak kohë pas votimit në Kuvend dhe ofrimit të dorëheqjes së zëvendëskryeministrit, Qeveria ka proceduar në Kuvend një projektligj për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit, konform kërkesës së Kuçit që nenet të hiqen.
Në pjesën e parë të mbledhjes së Qeverisë, kreu i ekzekutivit, Hashim Thaçi, kishte dhënë një arsyetim për reflektimin e menjëhershëm. Kishte paralajmëruar edhe rikthimin e Kuçit.
“Kryeministri tha se Kodi fillimisht ishte proceduar me ato dy nene, 37 38, sepse edhe vetë ndërkombëtarët ishin pajtuar me këtë. Ai tregoi se më vonë ndërkombëtarët kishin ndërruar fjalët dhe pas tërheqjes së tyre, tha se as ne nuk insistojmë që nenet të mbesin. Ai na tha se nenet do të hiqen dhe Kuçi do të kthehet” shtoi Thaçi.
Kuçi ka thënë se dorëheqja është qëndrim i prerë i tij dhe se deri më tani çdo premtim, çfarëdo qoftë ai, e ka realizuar.
Ai gjithashtu kishte mohuar spekulimet se, pas dorëheqjes nga posti i zëvendëskryeministrit dhe i ministrit të Drejtësisë, do të marrë poste të tjera, ndër to edhe të kryenegociatorit në bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë.