Ministri i Kosovës Hoxhaj viziton Maqedoninë

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, të hënën fillon një vizitë zyrtare në Maqedoni.
Gjatë qëndrimit në Shkup, ministri Hoxhaj do të zhvillojë takime me udhëheqësit e institucioneve të Maqedonisë, me përfaqësues të shoqërisë civile e të trupit diplomatik të akredituar në Maqedoni.
Ministri Hoxhaj do të takohet me presidentin e Republikës së Maqedonisë, George Ivanov, me kryeministrin, Nikola Gruevski, homologun maqedonas, Nikola Poposki dhe zëvendëskryeministrin, Musa Xhaferi..