Ne New York keqyrin per njohje
Delegacioni i Republikes se Kosoves ka pasur takime me krere te shteteve qe ende nuk e kane njohur shtetin e ri.
Te dielen ne New York Presidenti Fatmir Sejdiu Kryeministri Hashim Thaci si dhe Ministri i Jashtem Skender Hyseni jane takuar me Presidentin e Republikes se Afrikes Qendrore Francois Bozize.
Presidenti Sejdiu ka kerkuar nga Presidenti Bozize qe sa me pare ta njohe pavaresine e Republikes se Kosoves hap ky qe do te mundesonte pastaj bashkepunimin e ngushte ne mes te dyja shteteve.
Gjykata Nderkombetare e Drejtesise ka qene shume e qarte sa i perket pavaresise se Kosoves dhe e ka sqaruar se kjo pavaresi ishte rezultat i rrethanave shume specifike duke konfirmuar keshtu se Kosova vertet eshte nje rast i vecante. Mendimi i Gjykates se deklarata e pavaresise se Kosoves nuk shkel te drejten nderkombetare ka hequr cfaredo dileme qe dikush mund te kete pasur sa i perket njohjes se shtetit te Kosoves citohet te kete thene Sejdiu.
Ai ka shtruar se pavaresia e Kosoves ishte shprehje e vullnetit te popullit te saj per te jetuar i lire dhe njohja nga Republika e Afrikes Qendrore pervec qe do ta perkrahte kete vullnet do te kontribuonte edhe ne stabilitetin dhe paqen ne Evropen Juglindore.
Presidenti Bozize e falenderoi Presidentin Sejdiu per keto informata te dores se pare dhe tha se shteti i tij i jep rendesi te madhe ceshtjes se Kosoves. Ai shtoi se e kuptojne vullnetin e popullit te Kosoves per te jetuar i lire dhe i pavarur dhe jane duke e analizuar me vemendje te gjithe situaten. Presidenti Bozize po ashtu theksoi se rajoni i ish-Jugosllavise ka kaluar neper shume luftera te pergjakshme dhe tanime ka ardhur koha qe ky rajon te jetoje ne paqe thuhet ne nje kumtese se Presidences se Kosoves.
Presidenti Sejdiu e njoftoi Presidentin Bozize per zhvillimet ne Republiken e Kosoves pas shpalljes se pavaresise dhe e ftoi ate per vizite ne Kosove qe per se afermi te njihet me keto zhvillime si dhe me historine dhe luften e popullit te Kosoves per te jetuar i lire dhe i pavarur.
Nderkaq ne nje mbremje te vecante per Afriken organizuar nga Cinema for Peace Foundation Presidenti Sejdiu eshte takuar me Presidentin e Ruandes Paul Kagame si dhe lidere e ministra te tjere te cilet ishin prezente ne kete mbremje. Edhe ne biseden me Presidentin Kagame Presidenti Sejdiu perseriti kerkesen per njohje te Republikes se Kosoves ka njoftuar Presidenca.
Kosova dhe Ruanda kane perjetuar histori te pergjakshme dhe gjenocid kunder popullit te tyre prandaj jane shtete qe shume mire e kuptojne njera-tjetren dhe kane nevoje per perkrahjen e njera-tjetres ka thene Sejdiu.
Ai ka theksuar se pret qe Ruanda te perkrahe popullin e Kosoves dhe te drejten e tij per te jetuar i lire dhe i pavarur pas te gjitha tmerreve qe ka perjetuar.
Gjate qendrimit ne New York Presidenti Sejdiu Kryeministri Thaci Ministri Hyseni dhe delegacioni percjelles kane darkuar me Kryeministrin e Shqiperise Sali Berisha me delegacion. Delegacionet kane diskutuar koordinimin e metejme dhe bashkepunimin e ngushte mes te dyja shteteve si dhe procesin e njohjes se pavaresise se Republikes se Kosoves.