Në New York protestohet sot për heqjen e lapidarit të UÇPMB-së
Të tjera rreth shkrimit
SHBA - Shoqata Preshevë, Medvegjë, Bujanoc me seli në New York, organizon sot një protestë mbarëkombëtare, kundër heqjes së lapidarit të UÇPMB-së dhe shkeljes së të drejtave të shqiptarëve në Preshevë.
Protesta mbahet sot duke filluar nga ora 11.00, para selisë së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.
Mëngjesin e 20 janarit, xhandarmëria serbe në një operacion hoqi lapidarin në nder të të rënëve të UÇPMB-së, akt i cili u dënua nga Tirana zyrtare, Prishtina dhe ndërkombëtarët.
Ndërkohë që komuna e Preshevës ka përgatitur një dosje, ku ka paditur në Strasburg Serbinë, për heqjen në mënyrë të padrejtë të lapidarit dhe fshehjen e tij.
Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)