Ne Nju Jork hapet ekspozita e artistit disident kinez Ai Uei Uei

Nje numer skulpturash te titulluara Rrethi i kafsheve/Kokat e Kalendarit Zodiak vepra te artistit kinez Ai Weiwei po terheqin nje numer te madh vizitoresh ne Nju Jork i pari mes 5 qyteteve amerikane ku ato do te ekspozohen. Skulpturat u bene sidomos te njohura per shkak te arrestimit te artistit kohet e fundit nga autoritetet kineze ne kuadrin e masave shtypese ndaj disidenteve. Nje tjeter element politik i ekpozites eshte se ajo bazohet tek nje kapitull i dhimbshem i historise se Kines.
Veprat e piktorit kinez Ai Wei Wei dallohen mes gratacielave qe rrethojne shatervanin tek ndertesa Pulicer ne Avenune e 5-te te Nju Jorkut. 12 kokat prej bronzi perfaqesojne kafshet e Kalendarit Zodiak kinez. Artisti eshte frymezuar nga koka te ngjashme te grabitura nga trupat britanike dhe ato franceze ne vitin 1860 tek nje pike pushimi e perandoreve gjate Luftes se Dyte te Opiumit. Ishte kjo nje periudhe e turpshme ne historine e Kines. Nje vizitor shkruan se lidhja me historine i shton emocionet qe perjeton kur viziton ekspoziten. Por piktori Ai thote se publiku mund te kenaqet thjesht duke pare skulpturat edhe pa ditur historine e tyre.
Me pelqen shume. Patjeter qe eshte shume terheqese. Ne po kalonim me autobus dhe e vume re menjehere. Thame eshte kjo nuk e kemi vene re me pare.
Autoritetet kineze e arrestuan muajin e kaluar piktorin Ai nen akuzat se ai ka kryer krime ekonomike por pa i permendur ato. Ai Wei Wei eshte mes dhjetra artisteve gazetareve juristeve dhe aktivisteve kineze te te drejtave te njeriut te arrestuar gjate masave shtypese ndaj disidenteve kineze. Analistet politike thone se arrestimi i tij duket se synonte parandalimin e perhapjes ne Kine te kryengritjeve te ngjashme me ato te Lindjes se Mesme. Ekspozimi ne Shtetet e Bashkuara i Kokave te Zodiakut u planifikua shume para arrestimit te piktorit Wei Wei. Melissa Chiu drejtoreshe e Muzeut te Artit Aziatik ne Nju Jork shprehet me admirim per ekspoziten.
Mendoj se vendosja e ekspozites tek nje ndertese me shatervan qe te kujton Kokat origjinale te Zodiakut ne Pallatin e lashte te Veres ishte nje ide e shkelqyer.
Ne kushtet kur Ai Wei Wei nuk vjen dot per te qene i pranishem ne ekspozite artiste te njohur dhe Kryetari i Bashkise se Nju Jorkut Majkell Blumberg folen para hapjes se ekpozites. Kryetari i Bashkise Blumberg tha se te gjithe artistet rrezikojne te deshtojne te kritikohen nga publiku. Por artiste si Ai qe vijne nga vende ku nuk vleresohet dhe mbrohet fjala e lire rrezikojne edhe me teper.
Deshira e tij per te marre mbi vete rreziqe te tilla dhe per tu perballur me pasojat flet jo vetem per kurajon por edhe per deshiren e tij te pakapercyeshme per liri te cilen e ka brenda vetes cdo qenie njerezore.
Melissa Chi e Shoqates se Azise thote se ne menyre ironike artisti dhe qeveria kineze jane te nje mendimi lidhur me rendesine kulturore te Kokave te Zodiakut. Punimet artistike te Ai Weiwei-it terheqin vemendjen per origjinalet e vjedhura. Ndersa disa prej tyre jane gjetur qeveria kineze do qe te gjitha punimet e tjera qe mungojne te kthehen. Skulpturat po terheqin nje numer te madh vizitoresh nga Shtetet e Bashkuara dhe madje edhe nga jashte vendit.
Me pelqejne shume keto skulptura. Jane te mrekullueshme.
Ekspozita me skulpturat e artistit kinez Ai Weiwei pas Nju Jorkut do te hapet ne Los Anxhelos Huston Pittsburg dhe pastaj ne Washington.