20-vjetori i Gazetes shqiptaro-amerikane Iliria

Gazeta shqiptaro-amerikane Iliria festoi mbreme ne Nju Jork 20-vjetorin me nje mbremje ku moren pjese qindra vete. Botuesi i gazetes Vehbi Bajrami i tha Zerit te Amerikes se me krijimin e saj ne vitin 1991 Iliria plotesoi nje zbrazeti informacioni ne nje kohe kur ne Shqiperi dhe Kosove po ndodhnin ngjarje dramatike. Gazeta botohet ne dy gjuhe shqip dhe anglisht dhe shperndahet gjeresisht ne komunitetin shqiptar te Amerikes.
Me nje mbremje te madhe Iliria festoi dy dekada te jetes se saj nje periudhe qe perfshin disa nga ngjarjet me historike per shqiptaret ne Ballkan.
Themeluesi i Ilirise eshte Hajdar Bajraktari nga Kosova i cili arriti qe me shpenzime te medha personale te ngreje nje gazete qe te plotesonte etjen e madhe te shqiptaro-amerikaneve per te mesuar se cndodhte ne trojet e tyre ne Ballkan. Zoti Bajraktari kujton gjithashtu se si gazeta e themeluar prej tij u perpoq ne ate kohe te afroje disa nga figurat kryesore te politikes amerikane per te ndihmuar qe Kosova te behej e pavarur.
Iliria e ka perkrahur Bill Klintonin ne vitin 1992. Zonja Klinton e ka vizituar Ilirine ne vitin 1992. Iliria eshte perpjekur te beje ndryshimin duke terhequr njerez te tille si senatori Bob Doull kongresmeni Eliot Engel dhe shume miqe te tjere te cilet na ndihmuan kur erdhi koha qe Kosova te behej shtet i pavarur.
Gazeta u be nje magnet per te afruar keta politikane.
Xhejms Rubin ish zedhenes dhe ndihmes sekretar i shtetit tregoi kujtimet e tij si ndihmes i Sekretares Madlin Ollbrajt kur nen drejtimin e Shteteve te Bashkuara NATO-ja ndermori fushaten historike per te ndalur krimet ne Kosove.
Eshte nje histori domethenese per Shtetet e Bashkuara dhe per popullin e Kosoves. Ajo ka te beje me perdorimin e fuqise ushtarake me objektiva politike kur mjetet diplomatike kane shterrur. Nuk ishte e lehte por populli i Kosoves sot gezon lirine e tij dhe prandaj jam edhe une sonte ketu me ju.
Biznesmeni Ekrem Bardha ka qene pronar i gazetes Iliria nga viti 1998 deri me 2006.
Gazeta Iliria ka dhene nje kontribut te jashtezakonshem per problemin e Kosoves per faktin qe sot ne kemi nje shtet. Ajo ka bindur diplomacine amerikane ne Kongresin amerikan dhe ne departamentin e Shtetit. Eshte per ta admiruar kete gazete dhe deshiroj qe shqiptaret te jene te bashkuar si sonte ne Shqiperi ne Kosove ne Mal te Zi dhe ne Maqedoni.
Astronauti me prejardhje shqiptare Uilliam Gregori i cili ne vitin 1995 qendroi 16 dite ne hapesire tregoi per lidhjet e tij me gazeten Iliria.
Jam intervistuar nga kjo gazete rreth 20 vjet me pare kur ajo sapo kishte filluar te dilte. Me vone kur isha me mision ne hapesire ne anije kishim nje flamur shqiptar dhe gazetes Iliria i dhame nje kopje. Pra kur isha ne hapesire mendova edhe per prejardhjen time shqiptare. Jam i gezuar qe ndodhem ketu mes shqiptaro-amerikaneve per te festuar kete ngjarje te madhe.
Uilliam Rajerson ish ambasador i Shteteve te Bashkuara ne Shqiperi ka qene dhe eshte nje lexues i rregullt i gazetes Iliria
Iliria ka qene nje ze i arsyes ka raportuar ne menyre objektive dhe kjo flet shume per nje gazete. Eshte shume e lehte per nje gazete komuniteti qe te mbaje anen e ketij apo te atij. Mendoj se Iliria ka qene shume e matur duke mbajtur nje ekuiliber te veshtire dhe duke na dhene te gjitha aspektet e nje ngjarjeje. Kjo eshte nje gje vertet e mire dhe une i pergezoj.
Pronari dhe botuesi i tanishem Vehbi Bajrami e filloi punen si gazetar ne Iliria pak muaj pasi ajo ishte themeluar.
Shqiptaret ne Amerike ate kohe nuk kishin ndonje gazete nuk kishin televizion nuk kishin mjete te tjera informimi keshtuqe Iliria u themelua ne kohen e duhur dhe ne vendin e duhur.
Sot shqiptaret ne Ballkan nuk kane te njejtat probleme si 20 vjet me pare por zoti Bajrami thote se sfidat per gazeten Iliria ende jane te medha.
Ka akoma shume pune per te bere Kosova vertet eshte e pavarur por i duhet te ece perpara me zhvillimin e ekonomise. Shqiperia ka ecur mjaft mire ekonomikisht dhe ka patur zhvillime ne te gjitha fushat por vazhdon te kete probleme poltike. Ajo qe na shqeteson jane ngaterresat poltike qe kane rezultuar edhe me dhune dhe me me vrasjen e njerezve.
Sot 20 vjet nga krijimi i saj Iliria perballet me nje konkurrence shume me te madhe ne kushtet kur informimi per shqiptaret e Amerikes vjen nga burime te shumta sidomos nga mediat e shkruara dhe televizive ne internet.
Pjesa argetuese e mbremjes u realizua me ndihmen e disa kengetareve te njohur shqiptare mes tyre Aurela Gace Genta Ismaili dhe Kristina Ivezaj.