Në “Olimpiko”, Roma-Celsi
Nga Altin Latifi
Celsi i Skolarit do të gjejë një Romë në krizë, në ndeshjen që do të zhvillohet sot në mbrëmje në kryeqytetin italian. Blutë e Londrës ndodhen në vend të parë në grup dhe një fitore thuajse do t’i kualifikonte në turin tjetër.
ITALI- Në kryeqytetin italian, Roma dhe Çelsi do të përballen sot në mbrëmje në ndeshjen më të fortë të grupit A, që mund të vendosë shumë në të ardhmen e dy skuadrave në Champions League. Çelsi vjen në këtë ndeshje pas një ecurie shumë të mirë në kampionat, ndërkohë që Roma duket në krizë të plotë. Një fitore sot në mbrëmje do t’i çonte blutë e Londrës direkt në turin tjetër, në rast se Bordoja nuk fiton në Rumani. Sulmuesi Salomon Kalu’ tha se ndeshja nuk do të jetë aspak e lehtë pavarësisht formës së dobët që po kalon Roma. “Kemi edhe tre ndeshje për të luajtur dhe secila është e rëndësishme. Jemi këtu për të fituar”, deklaroi ai. Trajneri Luis Felipe Skolari tha se sulmuesi Didier Drogba nuk është ende në 100 për qind të formës dhe se mund të luajë vetëm 25-30 minuta në ndeshjen e sotme. Vendi i titullarit në sulm do t’i takojë francezit Nikolas Anelka. I pyetur në lidhje me formën e Romës dhe faktin se trajneri i saj rrezikon, Skolari tha: Duhet punë e madhe dhe përpjekje për ndryshim. Ndoshta për Romën dhe për Spaletin ndeshja kundër nesh është mundësia e parë”, ka deklaruar tekniku brazilian. Finalja e Ligës së Kampioneve këtë sezon do të luhet pikërisht në Romë, më 27 maj dhe skuadra londineze ka prenotuar që tani hotelin, duke menduar se do të jetë ajo një nga dy finalistet. (a.r/balkanweb)