Në Pakistan, sulmohen kamionët e NATO-s

Militantë të armatosur sulmuan dhe shkatërruan dy kamiona-çisternë, të cilët po transportonin karburant për trupat e NATO-s në Afganistan. Sulmi ndodhi në krahinën e trazuar të Balochistanit, ku mbizotëron një prezencë e fuqishme e talebanëve dhe militantëve të tjerë islamikë.
Në Khuzdar, militantët qëlluan kundër çisternave, që u braktisën nga ana e drejtuesve, të cilët arritën të shpëtonin mrekullisht, transmeton TCH.
Pas kësaj prite, militantët i vunë zjarrin kamionëve, me gjithë sasinë e karburantit që transportonte.
Katër persona humbën jetën gjatë ditës në të njëjtën zonë, në sulme të tjera terroriste.
Çisternat ishin nisur nga qyteti port i Karaçit, kryeqendra ekonomike dhe qendra urbane më e populluar e Pakistanit./Indeksonline/