Kjo është shtatorja e Rugovës

Shtatorja e Presidentit Dr.Ibrahim Rugova së shpejti sillet në Prishtinë.
Ajo vendoset në sheshin që mban emrin e tij, përballë ndertesës së Kuvendit të Kosovës.
“Artistë të mëdhenj po punojnë në finalizimin e saj. Përmasat dhe realizimi i shtatores janë impresionuese”, ka shkruar në rrjetin social facebook, nënkryetari i KK të Prishtinës, Avdullah Hoti.
Ai është i sigurtë se të gjithë, në veçanti ata që e kanë njohur nga afër Presidentin Rugova, do të mahniten me madhështinë e kësaj shtatoreje.
“Me kalimin e kohës, përmasat e personalitetit të Presidentit Rugova vijnë duke u rritur”, ka shkruar Hoti./Indeksonline/