Në veri të Mitrovicës “xhipi” i afaristit serb, në flakë

Një automobil i markës “Xhip X-5”, pronar i të cilit ishte afaristi serb nga Mitrovia, Radosh Petroviq, është djegur mbrëmë në njërin nga parkingjet në veri të Mitrovicës, transmetojnë mediat serbe.
Nuk ka të lënduar në këtë incident, ndërkohë që ekipet e zjarrfikësve nga Mitrovica kanë intervenuar shpejtë për të fikur zjarrin, transmeton agjencia serbe Tanjug. Automjeti ishte i parkuar në parkingun përballë rrugës që të shpie te spitali në veri të Mitrovicës.
Pronari i automjetit i ka thënë Tanjugut se nuk e di se çka mund të ishte motivi i këtij incidenti. Sipas tij ngjarja ka ndodhur mbrëmë, gjysmë ora pasi ai ishte kthyer nga pushimet në bregdet./Indeksonline/