E Diel, 1 Nëntor 2026

Në Paris kulti i bukës artizanale vazhdon ende gjatë verës!

PARIS -Vitin e kaluar Celine Toure hapi një furrë buke në "Rue de Belleville", në vendbanimin më popullor të shekullit të nëntëmbëdhjetë, ajo na befasoi duke na thënë se ajo nuk kishte të drejtë për të marrë ditë pushimi nga ana e saj: shpërndarja e bukës është e shenjtë në Paris. 

Parizianët të privuar nga pushimet verore kanë vështirësi për të gjetur një treg të hapur për të blerë mishin, frutat apo gazetat e tyre, pavarësisht lagjes ku ata jetojnë, një furrë buke do t'i sigurojë bukën e freskët. 

Celine i është dashur të kënaqet me pesëmbëdhjetë ditë pushimi në muajin korrik, për shkak të një sistemi grumbullimi të 1200 bukëpjekësish parizianë, trashëgimi e hershme e Revolucionit Francez. 

"Buka është pjesë e rëndësishme e një vakti për popullsinë, është e nevojshme për të siguruar furnizimin e saj", shprehet një banor i prefekturës së Ile-de-France. 

21 tetor 1789, bukëpjekësi Denis Francois kishte humbur mes një turmë të uritur me fener në dorë, koka e tij shfaqej në rrugët e Parisit. Si përgjigje, Asambleja Kushtetuese miratoi në vazhdën e ligjit ushtarak duke i lejuar për herë të parë autoritet drejtuese për të grumbulluar bukëpjekësit, në mënyrë që shpërndarja e bukës në Paris të mos mungonte kurrë. 

Me futjen e pushimeve të paguara në shekullin e njëzetë, u ngrit problemi i përcaktimit të periudhës së pushimeve. Në vitin 1957, ligji i jep të drejtën kryetarëve të bashkive, përmes policisë bashkiake të rregullojë pushimet vjetore të bukëpjekësve , "për të siguruar furnizimin e popullsisë". 

Çdo verë, bukëpjekësit e Parisit dhe të rrethinave të saj janë të detyruar për të mbajtur hapur dyqanin të paktën një muaj gjatë verës, në korrik ose në muajin gusht sipas grafikut të përcaktuar për disa vite rradhazi. 

(e.m/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›