Noka, në plazh me Tafajn dhe Patozin
Djemtë” e qeverisë janë mbledhur për një birrë në “Gjirin e Lalzit”. Ministri i Brendshëm Flamur Noka, bashkë me ministrin e Arsimit, Myqerem Tafaj dhe me nënkryetarin e PD-së, Astrit Patozi janë kapur teksa freskohen në një nga baret e “plazhit të politikanëve”, në shoqërinë e njëri-tjetrit.
Megjithëse me poste të larta zyrtare, të tre janë detyruar të ulen në një vend ku pi kafe edhe populli i thjeshtë, siç shihet edhe ne foto.
Ndryshe nga Tirana, ku ministrat zakonisht zgjedhin vende të veçanta për të kaluar ‘kohën e lirë’, larg syrit të popullit kureshtar.
(e.m/Bluetooth/BalkanWeb)