E Diel, 1 Nëntor 2026

Ne Patrikanen e Pejes u shugurua Patriarku Irinej ne krye te Kishes ortodokse serbe


Mbi 5500 qytetare serbe te ardhur nga Serbia dhe disa qindra te tjere nga vise te ndryshme te Kosoves moren pjese ne liturgjine e shugurimit te kreut te Kishes serbe Patriarkut Irinej e cila u mbajt ne qytetin e Pejes ne Kosoven Perendimore. Kjo eshte hera e pare qe nga shpallja e pavaresise qe nje ceremoni e tille inauguruese e krereve ortodokse serbe mbahet ne Kosove. Ne ceremoni i pranishem ishte edhe presidenti i Serbise Boris Tadic. Kreu i Kishes serbe Patriarku Irinej nga Patrikana e Pejes u beri thirrje faktoreve nderkombetare qe te gjejne nje zgjidhje te pranueshme per statusin e Kosoves.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Kreu i Kishes serbe Patriarku Irinej


Nga ky vend i shenjte i bejme thirrje faktorit nderkombetar ne duart e te cilit eshte fati i Kosoves dhe me lutjet e Zotit qe te mos e prishin shpirtin e tyre duke sjelle vendime lidhur me ceshtjen e statusit te kesaj krahine jugore te Serbise ne te cilen populli serb ka vatrat e tyre shtepite e tyre varret e te pareve dhe te shenjtit e tyre. Lutemi qe ketu te mbreteroje paqja dhe dashuria dhe sa me pare te mbyllen plaget e hapura tha Patriarku Irinej.

Qindra ushtare te forcave paqeruajtese ishin te angazhuar per sigurine gjate liturgjise. 900 police te Kosoves siguruan autobuset dhe veturat private qe bartin serbet te cilet ne menyre te organizuar erdhen nga Serbia. Nga Serbia ne Kosove erdhi edhe presidenti serb Boris Tadic i cili me heret kishte kerkuar leje nga zyra te ngarkuarit te BE-se ne Kosove. Presidenti Tadic mori pjese ne liturgji por nuk beri asnje deklarate per media. Mirepo ne Patrikanen e Pejes nuk u lejuan qe te shkojne nga policia dy politikane tjere serbe. Tomisllav Nikoliq nga Partia Serbe e Progresit dhe Velimir Iliq nga Partia Serbia e Re. Sipas nje zedhenesi te policise Brahim Sadriu dy politikanet serbe nuk kishin marre leje qe te hyjne ne Kosove.

Bildunterschrift Patrikana e Pejes
Kane qene keto dy raste. Njerit i eshte refuzuar hyrja Tomislav Nikoliqit ndersa tjetri Velimir Iliq eshte nxjerre jashte territorit te Kosoves pasi te dy kane qene te shoqeruar me delegacione te tyre por qe te dy grupet nuk e kishin lejen qe duhet per te vizituar Kosoven tha zedhenesi Sadriu.

Ne liturgjine e shugurimit te kreut te Kishes Ortodokse serbe Patriarkut Irinej nuk ishin te ftuar udheheqesit e institucioneve te Kosoves. Ata ishin pajtuar qe per kete liturgji qe mbahej ne Kosove mund te vinin edhe politikane nga Serbia por me kushtin qe mos te benin deklarata politike. Ndermjetes ne komunikimin ndermjet Kishes ortodokse serbe dhe institucioneve te Kosoves eshte shefi i zyres greke ne Kosove ambasadori Dimitris Moskopullos. Ai eshte emeruar nga zyra e perfaqesuesit te posaqem te BE-se ne Kosove per tu kujdesur per trashigimine serbe ne Kosove. Liturgjia e shugurimit te kreut te Kishes serbe Patriarkut Irinej sipas policise ka kaluar pa ndonje incident. Megjithate policia njoftoi se pas perfundimit te Liturgjise ka arrestuar tre persona te cilet kishin hedhur gure ne disa autobuse qe bartnin serbe te ardhur nga Serbia.

Autor Bekim Shehu

Redaktoi Angjelina Verbica

Angelina Verbica

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›