E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Tiranë, organizohet “MotoSport Weekend”

“Patina, Supermoto, Skuter elektrik janë këto disiplinat që po marrin pjesë në garat e organizuara në cirkutin e ndërtuar, posaçërisht nga Bashkia Tiranë, në segmentin e fundit të Bulevardit Zog I. 

Në këtë event do të ketë gjithashtu edhe një defile të motorit emblematik Vespa. 

S’do të mungojë edhe muzika e cila do të përmbyllë aktivitetet përgjatë këtyre dy ditëve.

Synimi kryesor i këtij organizimi është ndërgjegjësimin, motivimin, formimin e brendësimin nga moshat e reja me nocionet e trafikut rrugor, mirësjelljen si përdorues rruge, si dhe promovimin e modeleve pozitive me ndikim publik e social.

Eventi organizohet nga Bashkia Tiranë në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor, Federatën Shqiptare te Motociklizmit dhe Drejtorinë e Policisë Rrugore.

Gara të tjera por edhe shpërndarja e çmimeve do të behet ditën e nesërme (9 prill). Duhet thënë gjithashtu se këto aktivitete zhvillohen në kuadër të organizimeve “Tirana 2023, Qyteti Europian i Sporteve.

/rtsh/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›