E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serbia krijon grupin punues për kufirin

Qeveria e Serbisë ka krijuar Grupin punues për zbatim të marrëveshjes për menaxhim të integruar të kufirit në pikat kufitare me Kosovën, në krye të të cilit do të jetë shefi i ekipit për dialog teknik, Dejan Paviçeviq.

Sekretari gjeneral i qeverisë serbe, Velko Odaloviq ka deklaruar për gazetën “Novosti” se në atë grup, i cili shumë shpejt do të duhej të takohej me përfaqësues të Prishtinës dhe administratës së Brukselit, do të jenë ekspert nga ministria e policisë, mbrojtjes, bujqësisë, administratës doganore, të cilët do të provojnë të merren vesh me shqiptarët e Kosovës dhe BE-në që marrëveshja e nënshkruar të zbatohet në teren dhe njëkohësisht të respektohen ligjet e Serbisë.

Gazeta shkruan se Grupi punues është krijuar të enjten dhe se ekipi i qeverisë ka bërë edhe një hap kah plotësimi i kushteve evropiane për marrje të datës për hapje të bisedimeve me BE-në, për çështjen e anëtarësimit.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›