E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ne SHBA shtohen shitjet gjate festave te fundvitit

Konsumatoret amerikane ndoshta jane duke u ndjere me optimiste lidhur me ekonomine. Indeksi Kombetar i Besimit te Konsumatoreve u rrit thuajse me 10 pike ne dhjetor duke arritur ne shifren 645 per qind niveli me i larte qe nga muaji prill. Ndjenja e optimizmit duket se ka te beje me blerjet per Krishtlindjet e ketij viti qe kane shenuar rritje

Ulja e madhe e cmimeve dhe zgjatja e orareve te dyqaneve ne ditet e pushimeve ka terhequr turma te medha njerezish neper qendrat tregtare kete vit.

Dhe ne kushtet kur Krishtlindja kete vit qelloi diten e diele bleresit u kthyen serish ne qendrat tregtare per ate qe cilesihet Mega Monday E Hena e Madhe. Bleresit me eksperience thone se kjo eshte periudha me e mire e vitit per ata qe duan te blejne mallra me cmime te uleta.

Federata Kombetare e Shitjeve parashikon nje rritje prej 38 per qind ne shitjet gjate pushimeve nje rritje kjo prej 1 per qind nga sa ishte parashikuar fillimisht qe kap vleren e 469 miliarde dollareve.

Ekspertet e shitjeve thone se bleresit mund te presin ulje te medha gjate diteve te fundit te vitit ndersa shitesit pastrojne inventaret e tyre. Mike Gatti i Federates Kombetare te Shitjeve thote se java pas Krishtlindjes zakonisht eshte edhe periudha me e mire per te kthyer mallrat e blear apo dhuratat qe zakonisht kapin shifren e 47 miliarde dollareve kete vit.

Konsumatoret po ashtu mund te presin radhe edhe me te gjata ne disa dyqane ndersa shume vete vijne per te blere me kartat-dhurate me vlere monetare qe i shtojne miliona dollare te tjere ekonomise amerikane.

Ata qe duan te shmangin radhet e gjata preferojne te blejne ne internet.  Shitjet ne internet jane rritur me me teper se 16 per qind nderkohe qe eshte rritur shume numri i bleresve permes telefonave te teknologjise se fundit smartphones.    

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›