Turqi Zhvillohet ceremonia mortore e 35 civileve te vrare nga ushtria turke

Mijera njerez u mblodhen sot ne Turqine juglindore per ceremonine mortore te 35 civileve te vrare gjate nje sulmi ajror te ushtrise turke.
Dje Ankaraja konfirmoi se personat e vrare gjate sulmit ajror prane kufirit me Irakun ishin kontrabandiste te cilet ushtria i mori per rebele kurde.
Personat qe moren pjese ne ceremonine mortore e cilesuan vrases kryeministrin turk Taip Rexhep Erdogan.
Zoti Erdogan tha se incidenti ishte nje veprim i pafat dhe shtoi se asnje shtet nuk do te kryente sulm me bombe ndaj civileve te vet. Ai tha se avionet F-16 qelluan pasi imazhet e avioneve pa pilot treguan nje grup prej 40 personash per te cilet ata me vone mesuan se ishin kontrabandiste qe tregetonin cigare dhe karburant.
Presidenti turk Abdullah Gyl po ashtu komentoi per sulmin duke thene se qeverise i vjen shume keq per ate qe ndodhi.
Partia Punetoret e Kurdistanit ose PKK ka luftuar per 20 vjet me radhe per me teper autonomi per kurdet ne Turqi. Gjate ketyre viteve jane vrare dhjetra mijera vete.
Turqia Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara e konsiderojne PKK-ne si grup terrorist.