E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përleshje të mëdha në jug të Kirgizstanit

Një përleshje e madhe ka përfshirë pjesën jugore të Kirgizstanit, jo shumë larg kufirit me Taxhikistanit.

Shkaktari i përleshjes në fshatin Andarak ende nuk është bërë i ditur.

Raportohet se përleshja filloi mes nxënësve të shkollës së mesme, pas debateve ndërmjet banorëve të zonës kufitare, se kishin pushtuar tokat e njëri tjetrit.

Gjithashtu bëhet e ditur se disa shtëpi dhe biznese janë djegur, ndërsa një adoleshent është dërguar në spital pas dëmtimeve të marra.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›