Një mama e bukur si Eneda

Këngëtarja dhe prezantuesja e shout humoristik “Portokalli”, Eneda Tarifa, si duket ditëve të fundit ka marrë një nur në shëndetin e saj.
Arsyen tashmë e dimë se ajo është shtatzënë dhe pas disa javësh do të sjellë në jetë fëmijën e saj të parë, ku mësojmë se do të jetë një vajzë.
Ndërsa Eneda vazhdon të shfaqet çdo fundjavë në ekranin e ‘Top Channel’ në shou, ku ajo moderon dhe kjo si duket nuk do ta pengojë deri në ditët e fundit para lindjes.
Nuk na mbetet gjë tjetër veçse të durojmë edhe pak deri sa Eneda të sjellë në jetë ëngjëllin e saj./Indeksonline/