Elhaida triumfon sërish

Pasi ka fituar betejën e parë, Elhaida Dani i është futur një sfidë të re po aq emocionuese, në “The Voice of Italia”, duke triumfuar sërish.
Në paraqitjen e saj të parë në këtë garë për talente të reja në muzikë, Elhaida mori aprovimin e të katër anëtarëve të jurisë për të vazhduar më tej.
Tani, shkodranja 19 vjeçare ka fituar, atë që organizatorët e programit e kanë quajtur si sfidë ndërkombëtare, mes saj dhe këngëtares italo-amerikane, Franceska Belenis, duke kaluar kështu në fazën e performimeve “Live”. /Indeksonline/