E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në Shqipëri nuk respektohen të drejtat e autorit

Në Shqipëri nuk respektohet asnjë prej të drejtave të biznesit, as mbrojtja e të drejtës së autorit dhe as e pronësisë industriale. Kreu i BE-së në Shqipëri Etore Sequi deklaroi se progresi i fundit nxori në pah që ka një nivel të ulët të zbatimit të këtyre të drejtave. Disa prej problemeve që çuan në këtë gjë përcaktohet të jenë mungesa e gjyqësorit si dhe ndërgjegjësimi i ulët.
 

“Progresraporti i fundit nxori në pah që ka përafrim të ulët të mbrojtejs së të drejtës së autorit dhe po ashtu edhe përsa i përket të drejtës së pronësinë industriale.Ndërkohë që janë disa aspekteve që kanë ndikojnë për krijimin e kësaj gjendjeje midis të cilave mund të përmend mungesën e gjyqsorit,çështje të pakta të denoncuara dhe ndërgjegjësim i ulët i shoqërisë. BE është e vendosur që të ndihmoj në përmirësimin e këtij sektori dhe për këtë janë vënë në dispozicion 1.8 milion euro. Por që të arrihet një sukses duhet që të plotësohen një sërë aspektesh midis të cilave janë burimet dhe vullneti politik” ka theksuar Sequi.
 

I pranishëm në këtë aktivitet, ministri i kulturës Rinisë dhe Sportve Aldo Bumçi deklaroi se mbrojtja e të drejtës së autorit është e vështirë dhe në vend ka një sërë problemesh.
 

Konferenca për të drejtat e pronësisë intelektuale u organizua me mbështetjen e Dhomës Amerikane të Tregtisë.
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›