Elbasan, zjarri shkrumbon banesën

Vazhdon seriali i zjarreve në territorin e Shqipërisë. Kësaj radhe fati i keq ka vënë në shënjestër një shtëpi në Elbasan. Mësohet se vetëm pak minuta më parë në fshatin Hajdaran një banesë është përfshirë nga flakët duke u djegur terësisht . Burime nga policia bëjnë të ditur se në banesë jetonin katër anëtarë të një familje , në mes tyre dhe një vajzë e sëmurë por fatmirësisht janë ndihmuar të evaukohen nga banorët e zonës. Ende nuk bëhen të ditura shkaqet e zjarrit që lanë në hapësirë në këtë fillim dimri katër anëtarët e familjes.