Në Spanjë do të luhet sonte derbi i Barcelonës
Barcelonë - Spanja sonte do të përjetojë derbin e famshëm të Barcelonës. Udhëheqësit e kampionatit do të presin për javën e 24-t në “Kamp Nou” skuadrën e fundit, Espanjolin. Për këtë renditje, kjo garë pritet të jetë shumë më e fortë.
Barcelona e drejtuar nga Pep Guardiola ndodhet në vendin e parë me 50 pikë, 10 më shumë se ndjekësi më i afërt, Reali i Madridit. Javën e shkuar ky ekip mori barazimin e tretë në kampionat, 2-2 në transfertë me Betisin në Sevilje. Një hap tjetër falls është i patolerueshëm për armatën e Guardiolës.
Espanjoli ndodhet në fund të klasifikimit me vetëm 18 pikë. Këtë sezon kjo skuadër po paraqet vështirësi, duke rrezikuar më shumë se kurrë rënien nga kategoria.
Derbi Barcelona-Espanjol do të luhet sonte në orën 20:00.