E Shtunë, 31 Tetor 2026

Partizani do të presë në kryeqytet Besën e Kavajës

Tiranë - Skuadra e Partizanit do të presë sot në kryeqytet skuadrën e Besës së Kavajës. Partizani, pas dy fitoreve rreshtë, vjen në këtë përballje nga humbja e fundit në transfertë me Shkumbinin e Peqinit. Edhe Besa vjen nga humbja me Tiranën brenda në Kavajë javën e shkuar. Në këtë përballje skuadrat do të kërkojnë të marrin maksimumin e mundshëm.

Partizani ndodhet në vendin e dhjetë me 19 pikë, ndërsa Besa zë vendin e pestë me 29 pikë. Ndeshja do të luhet në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa” në orën 14:30. Ky takim do të drejtohet nga gjyqtari Mentor Sopjani.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›