Në Testin e Arritshmërisë, 35 mijë nxënës

Rreth 35 mijë nxënës kosovarë, të cilët kanë përfunduar klasat e nënta, i janë nënshtruar sot Testit të Arritshmërisë.
Ministri i Arsimit, i Shkencës dhe i Teknologjisë, Enver Hoxhaj, ka vizituar shkollën fillore “Ismail Qemaili” në Prishtinë, për të parë nga afër mbarëvajtjen e procesit. Me këtë rast ai ka shprehur besimin se sivjet do të arrihen rezultate edhe më të mira, sesa vitet e shkuara.
“Besoj që këtë vit kemi bërë një përmirësim të dukshëm edhe në testin e arritshmërisë. Dua t’u them që sekreti i rezultateve të mira në testin e maturës ka të bëjë pikërisht me përmirësimin që ne i kemi bërë testit të matematikës”, ka thënë Hoxhaj, transmeton KosovaPress.
Gjithsej 34 409 nxënës shqiptarë, 234 nxënës turq dhe 426 nxënës të komunitetit boshnjak, i janë nënshtruar testit, në 31 qendra shkollore të komunave të Kosovës.
Hoxhaj ka përsëritur se testi, para së gjithash, ka për qëllim t’i mundësojë të rinjve të orientohen në karrierë dhe të bëjnë klasifikimin e profesioneve në bazë të numrit të pikëve që ata marrin.
Provimet janë mbajtur nga ora 10 deri në ora 13. Kontrollimin e tyre do ta bëjnë komisionet në përbërje një anëtar i Ministrisë së Arsimit, një i Drejtorisë Komunale për Arsim, si dhe drejtori i shkollës, ku mbahet testi.
Publikimi i rezultateve të testit do të bëhet më 8 korrik, ndërsa ankesat eventuale mund të shtrohen për shqyrtim, deri më 10 korrik.