Në Torino, dy veprimtari kulturore dedikuar Shqipërisë
Në Bibliotekën Italo Calvino, në Lungodora Agrigento, 94, Torino, u organizua ceremonia e paraqitjes së librit 'In Altro Mare' të gazetarit Italjan Antonio Caiazza, mik i mirë dhe njohës nga afër i Shqipërisë dhe shqiptarëve. Caiazza ka mbledhur në këtë vëllim kushtuar vendit tonë, reflektimet dhe intervistat më kuptimplota të mbledhura gjatë disa vizitave të shkurtra e të gjata në Shqipëri, duke filluar nga viti 1985 e këtej.
Përmes bashkëbisedimit me shumë nga protagonistët kryesorë të historisë sonë të këtyre viteve ai përpiqet të fotografojë ecurinë e rrugëtimit të Shqipërisë dhe shqiptarëve drejt idealeve perëndimore. 'Ku është sot Shqipëria, fqinji më pak i njohur ndër fqinjët e Italisë? Në çpikë të rrugëtimit të saj nga mbrojtës i rreptë i ortodoksisë komuniste në tokë të të gjitha lirive ka mbërritur ajo? Në mes të vaut, në det të hapur: duke kërkuar të ardhmen, e lidhur pas një të kaluare të lashtëE sotmja e Shqipërisë është e përbërë, e
shpejtë, një përplasje e përditshme kohësh. Dhe është thuajse krejtësisht e panjohur për ata që jetojnë nga kjo anë e detit, për ata që janë të mësuar ti mendojnë shqiptarët si emigrantë, por pa menduar se një Atdhe e kanë edhe ata: të gjallë, të lëvizshëm, tërheqës aq sa nuk ta pret mendja', kështu shkruan Antonio Caiazza në librin e tij 'In Alto Mare', që u paraqit për herë të parë sot nga vetë autori për publikun torinez. Takimi i drejtuar nga gazetari Benko Gjata, korrespondent i ATSH-së në Itali, u pasurua nga performanca live e artistëve shqiptare Lindita Kopliku (piano) dhe Diana Subashi (violinë), të cilat i dhuruan autorit dhe të pranishmëve një buqetë muzikore me pjesë të zgjedhura të krijimtarisë së kompozitorëve shqiptarë. Dita kulturore kushtuar Shqipërisë vijoi pasdite, në Piazza Carlo Alberto, në Torino, në kuadër të Festivalit të Kulturave, ku u zhvillua veprimtaria 'Mbrëmje e Poezisë Shqiptare'. Disa nga poezitë më të bukura të letërsisë shqipe, të përkthyera në italisht, u lexuan në dy gjuhë nga aktorë italianë dhe shqiptarë. Poezitë u shoqëruan me muzikë live, të ekzekutuar nga artistët e njohur shqiptarë, violinçelisti Aristidh Prosi dhe pianistja Kristina Gjonej. Në takim u prezantuan gjithashtu edhe poezi të autorëve të rinj shqiptarë që jetojnë e punojnë në diasporë si Clirim Muçaj, Mimoza Sali dhe Edvin Kukunja. Organizatorja e këtyre evenimenteve shoqata Vatra është themeluar në Torino në vitin 2002 me nismën e një grupi qytetarësh Shqiptarë dhe italianë. Ajo zhvillon veprimtari të cilat kanë për qëllim integrimin sa më të mirë e më të shpejtë të qytetarëve Shqiptarë në shoqërinë italiane, duke vlerësuar njëkohësisht identitetin kulturor të bashkësisë.