Aliçe në vendin e mrekullive, ose kur futesh në ditën e caktuar, në strofkën e lepurushit!!
Nga Besi BEKTESHI
Titulli në origjinal i një prej tregimeve-përrallë nga më të dëgjuarat dhe treguarat në botën e qytetëruar, por edhe më të luajturat në kinema dhe në këngë është, Alices Adventures in Ëonderland dhe është vepër letrare e publikuar për herë të parë, në 4 korrik të vitit 1865. Kjo kryevepër botërore është tepër e përkthyer është shkruar nga matematicieni-shkrimtar dhe pastori anglez Charles Lutëidge Dodgson, por që njihet me pseudonimin Lewis Carroll. Tregimi është plot me aluzione dhe personazhe të çuditshëm, midis natyrores dhe të jashtëzakonshmes, por edhe me poemtha të vogla, proverba dhe ngjarje me rregulla si logjike dhe gjuhe, fizike dhe matematike. Autori ka kaluar një mbasdite me tre vajzat me të njëjtin mbiemër dhe tregimin fantastik ja ka dedikuar njërës prej tyre të voglës Alice Liddell dhe vetë ngjarja merr shkas nga vendi i mrekullueshëm, vetëm pesë milje nga Oksford. Tregimi i mrekullueshëm fillon me mërzitjen e Alices së vogël që me 4 korrik kishte ditëlindjen. Ajo shikon një lepur të bardhë barkalec që shikon orën dhe thërret jam vonë, jam vonë dhe futet në strofullën e tij. Alice e ndjek pas dhe bën një zbritje të butë pikërisht në këtë strofull, ku i fillojnë edhe diz-aventuarat e saj me libra, kafshë dhe ngjarje shpesh herë të pakuptimta. Në tregim mbyten kafshë në lot, fëmijë që bëhen derra, Alice mbërthehet në strofkën e lepurit, luan kriket me karta dhe pastaj bëhet dëshmitare e Fantit dhe dënohet, por përpara se ti këputet koka.... i del gjumi...!! Nejse, libri është një mrekulli tregimtare që ka brenda fantazi dhe një realitet të ndryshëm të një sistemi logjik tjetër. Ka një realitet të çuditshëm tregimi, që të bën të shijosh pikërisht mrekullinë e absurdes që bëhet mrekullisht realitet. Të marrët që ftojnë dhe janë për çaj dhe breshka false dhe dhoma e lotëve etj etj....këto e shumë të tjera provojnë të vegjlit dhe të mëdhenjtë në Alice në vendin e mrekullive. Ku është koncepti në fakt sidomos në ditën kur ka zgjedhje??!! Shumë e thjeshtë....! Tashmë një popull është si Aliçja në vendin e mrekullive dhe këto mrekulli nuk janë gjë tjetër, por imazhi që ndërtojnë propozimet dhe të bërat apo edhe të sharat që ka përjetuar gjatë fushatës elektorale, por edhe më përpara. Problemi është se të gjithë e kanë një lepurush që ditën e votimit i grish ti shkojnë pas në strofullën e tij. Shikon orën dhe thotë jam vonë, jam vonë dhe ti instiktivisht i shkon pas....!! Sepse të thërret aventura. Në fakt të gjithë vuajmë pak nga sindroma e Piter Panit dhe të gjithë kemi dëshirë të jemi të vegjël si Alicja, por që të përjetojmë edhe aventura të çuditshme. Strofulla e lepurit është gjithmonë afër nesh dhe patjetër që në një farë mënyre si Aliçja e pikërisht për këtë kërkojmë gjithmonë vendin e mrekullive. Por ka diçka. Ne e kemi lexuar një pjesë këtë tregim, e kemi parë edhe film, por edhe karton të animuar. Pastaj Alice nuk dinte gjë si përfundon aventura e asaj në strofkën e lepurit barkalec që ishte vonë. Në fund të fundit nuk dinte gjë...!! Por ne, që në shumicën e studiuar dhe intelektualizuar e dimë...?? Pse duhet të bëjmë Aliçen vetëm e vetëm se mrekullitë kur zgjohesh, nuk janë më. Sidomos kur është dita e mirë dhe kur seriozisht roli i Aliçes nuk duhet pikërisht në atë ditë. Kaq të vegjël përsëri ne, sa që nga viti 1991 e këtej mendojmë për të pasur aventura me strofka dhe të tilla gjëra mrekullish dhe përrallash fantastike dhe të mrekullueshme?? Kemi shumë e shumë vite... shumë herët që bëjmë Aliçen dhe besojmë strofka nga më të ndryshmet. Të lyera me të kuq dhe me libra po ashtu. Me sisteme që çngjyrosin të kuqen, por që të njëjtin tregim kanë brenda, me morale strofkash që humbasin mendjen e të gjithëve me premtime fantastike të cilat pastaj nuk të japin të hash. Si Aliçja, vazhdimisht si Aliçja, dhe me mrekulli që kanë non sensin e paracaktuar si parim. Nuk u rritëm...!!? Sepse në fund të fundit të gjitha përrallat me ujq dhe strofka ujqish, kaq shumë na i kanë treguar dhe thënë dhe provuar e provuar sa...
Pastaj është edhe ujku në mes, që ka emër të jashtëzakonshëm dhe e dimë si e e ka strofkën apo edhe zanatet. Po ashtu edhe dhelprat dhe mashtrimet e tyre. Jo vetëm në botën e përrallave. I kemi ndjekur dhe ju kemi parë edhe hairin të dy kafshëve që kanë karakteristikat e duhura të pyllit në raste ndjekje nga ana jonë. Ndërsa Aliçjapo...ajo është më e bukura dhe e mrekullueshmja... ndër mrekullitë tregimtare, sepse kur na del gjumi... ne shpëtojmë. Prandaj veprojmë në një ditë të tillë pikërisht kështu ose mund të tentojmë të veprojmë.
Prandaj....???!!