Perdhunoi 10 vjecaren pranga te riut nga Shqiperia

Perdhunuesi i 10 vjecares
Struge 5 korrik 2011 NOA- Nje shtetas shqiptar me inicialet U.T 29 vjec nga Librazhi eshte ndaluar nga policia e Struges me akuzen e abuzimit seksual me nje vajze te mitur 10 vjecare.
Sikunder raporton agjencia maqedonase e lajmeve INA rasti ka ndodhur dje kur shtetasi shqiptar ne livadhet e fshatit Vranishte ka takuar te mituren 10 vjecare e cila po kulloste bagetite.
Sipas policise 29 vjecari ka ndjekur te mituren dhe me pas e ka ndaluar duke e dhunuar. E mitura ne nje moment ka nisur te bertase dhe i ka ikur nga duart shtetasit shqiptar. Kane qene banoret e fshatit te cilet jane vene ne ndekje te te riut me inicialet U.T i cili ka perfunduar ne pranga.
a.q/NOA