Nenshkruhet marreveshja hiqen vizat Shqiperi-Serbi dhe anasjelltas

Belortaja-Zaric nenshkruhet marreveshja
Tirane 5 korrik 2011 NOA 8211 U nenshkrua sot Marreveshja ndermjet Keshillit te Ministrave te Republikes se Shqiperise dhe Qeverise se Republikes se Serbise Mbi levizjen e ndersjelle te shtetasve.
Autoriteti nenshkrues per palen shqiptare ishte Z.Selim Belortaja Zevendesminister i Jashtem ndersa per palen serbe Ambasadori i Republikes se Serbise ne Tirane Z.Miroljub Zaric.
Marreveshja per levizjen e lire eshte e bazuar mbi parimet e reciprocitetit te plote midis dy shteteve vullnetit te mire dhe bashkepunimit te ndersjelle dhe synon mundesimin e qarkullimit te lire te qytetareve nga njeri shtet ne tjetrin.
Marreveshja parashikon perjashtimin nga viza per hyrjen ne territorin e seciles pale per nje vizite ose qendrim qe nuk i kalon 90 dite brenda 180 diteve.
Nderkohe procedura per shtetasit te cilet deshirojne te qendrojne per nje periudhe me te gjate kohe ne territorin e njeres pale kontraktuese per qellime studimi punesimi ribashkimi familjar etj do ti nenshtrohet kerkesave te legjislacionit te brendshem te secilit vend.
e.t/NOA