E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ne Uashington po krijohet industria e modes

Uashingtoni njihet si nje qytet zyrtar. Shpesh here banoret e tij jane cilesuar si pa stil dhe shije ne menyren e te veshurit. Por ne kuadrin e kerkeses per hapjen e vendeve te reja e te ndryshme te punes qyteti po sheh mundesine e krijimit te nje industrie te re ajo qe zakonisht te sjelle ne mendje Nju Jorkun pra industrine e modes.  Nje program i ri shpreson qe te nise industrine e modes duke frymezuar e mbeshtetur stilistet e zones se Uashingtonit.

Genett Purcellit gjithmone i ka pelqyer moda por kjo nuk ishte puna e saj deri me tani...

Shumicen e kohes edhe kur punonte si avokate ajo krijonte veshje. Nje vit me pare ajo vendosi qe mos te vazhdonte me te dy profesionet.

Kuptova se te krijoja veshje me jepte shume kenaqesi dhe se duhet te merresha serizosht me kete profesion per ta kthyer ne mjet jetese.

Genett Purcelli krijoi linjen e saj te modes te quajtur Maven.

Krijimet e saj u paraqiten se fundmi ne nje sfilate mode ne zonen e Uashingtonit. Ajo ishte nje nga stilistet e perzgjedhura per shfaqen e modes DC Fashion Incubator nje program i cili nisi ne muajin janar.

Christien Brooks Cropper eshte promotorja e ketij organizimi.

Christine Brooks Cropper

Jemi ketu qe ti frymezojme e ti nxisim keta stiliste  qe te dalin ne treg e te kene sukses

Pervec punes ne kete studio 4 stilistet mund te keshillohen edhe me specisliste te modes

Do te kemi specialiste teknike dhe biznesi. Pastaj specialiste per financat planet e biznesit reklamimin firmat si dhe median sociale.

Tatiana Kolina shpreson te hape nje linje me veshje per sandale per firmen e saj My Moody Booty. Ajo e kishte kete ide qe 4 vite me pare por nuk ishte ende gati per ta krijuar.

Une kisha idene dhe pashe disa sfilata te ndryshme per kepucet ne Nju Jork dhe Las Vegas. Kerkoja te shihja fabrika te ndryshme te prodhimit te kepuceve. Kur nisa te bisedoja me ta  nisa te kuptoj pengesat.

Ndonese Genett Purcell e ka hapur tashme linjen e saj ajo eshte e lumtur qe eshte pjese e inkubatorit.

Mendoj se hapi tjeter logjistik per moden ne DC eshte qe te paraqese stilistet vendas ne menyre serioze e te perligjur. Mendoj se te jesh e pezgjedhur ne inkubatorin e modes i ke realizuar keto.

Brooks Cropper ka plane te medha.

Ne duam te kemi edhe me shume prodhime dhe fabrika prodhimi ndaj mund te themi se jemi tashme nje industri.

shte e padiskutueshme qe ne kryeqytetin amerikan ka kerkese per moden. Nje studim i fundit tregon se banoret e Uashingtonir shpenzojne dyfishin e mesatares ne nivel kombetar per veshje dhe kepuce. Te pakten nje pjese e tyre kujdesen edhe per paraqitjen ...

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›