E Diel, 1 Nëntor 2026

Vizita e presidentit Nikson ne Kine hapi rrugen e marredhenieve mes dy vendeve

Kane kaluar 40 vjet qekur presidenti amerikan Richard Nixon zhvilloi viziten historike ne Kine. Kjo vizite shenoi fillimin e asaj qe ekspertet thone se eshte bere nje prej marredhenieve nderkombetare me te arrira dhe sfiduese te botes. 

Vizita e presidentit Richard Nixon ne Kine ishte nje drame aq e madhe ne arenen boterore saqe vite me vone ajo u pasqyrua ne nje opera.Por te dhenat historike jane shume me te thjeshta.

Presidenti Nixon mberriti me 21 shkurt 1972 ne nje kohe kur dy vendet diplomatikisht shume larg.  Ai zhvilloi vetem nje takim me udheheqesin Mao Zedong. Por ne prag te perfundimit te vizites zoti Nixon tha se ajo ishte java qe ndryshoi boten.

Diplomati ne pension Winston Lord shoqeronte presidentin.

Fjale te tilla jane hiperbolike dhe thuhen per te rritur vleren e ngjarjes. Dhe ne kete rast ishte e vertete. Faktikisht kjo vizite ndryshoi boten. Amerikanet kishte qene ne lufte ne Vietnam dhe Kina kishte mbetur e izoluar. Dy vende njeri me popullsine me te madhe dhe tjetri me i fuqishmi. Akulli u thye.

Dy vendet nuk u pajtuan ne shume ceshtje por ndan nje shqetesim te perbashket Bashkimin Sovjetik.

E ndjera Zhang Hanzhi ishte perkthyese e zotit Mao gjate vizites se presidentit Nixon.

Kercenimi i vertete per Kinen ishte nga veriu dhe kufiri i pafund me Bashkimin Sovjetik. Kryetari Mao fliste shpesh per milionat e trupave sovjetike pergjate kufirit me Kinen. Nderkohe qe Bashkimi Sovjetik dhe Amerika ishin rivale ata mund te gjenin hapesire per kompromis. Marredheniet e Kines ishin te tensionuara si me sovjetiket ashtu edhe me amerikanet.- tha ajo

Interesi i perbashket i ndihmoi te dy vendet qe te gjenin gjuhe te perbashket. Keshtu marredheniet sino-amerikane u zgjeruan gjate viteve me zyrtarizimin e lidhjeve diplomatike ne fund te viteve 70-te dhe hapjen e ekonomise kineze nen ish udheheqesin Deng Xiaoping.

Brent Scowcroft ishte ndihmesi ushtarak i zotit Nixon. Ai thote

Ishte nje diskutim i ngushte dypalesh dhe mardheniesh por sherbeu si menyre njohjeje dhe bisidimesh dhe vajti mire. Por me fundin e Luftes se Ftohte dhe renien e Bashkimit Sovjetik ajo qe nga kishte lidhur u shperbe.

Tani shqetesime te perbashketa ushtarake te drejtat e njeriut tregtia dhe nje numer ceshtje te ngutshme dominojne marredheniet mes dy ekonomive me te medha te botes.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›