E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në Venedik si pjesë e jurisë

Aktorja britanike, Samantha Morton, dhe aktorja dhe manekinia e njohur franceze, Laetitia Casta, do të jenë pjesë e jurisë së sivjetme të Festivalit të Filmit në Venedik, njofton portali Digital Spy.

Aktoret Morton dhe Casta do t’i bashkëngjiten jurisë së festivalit prestigjioz të filmit, që përbëhet nga artistja e performansave, Marina Abramovic, regjisori nga Hong Kong, Peter Ho Sun Chan, regjisori dhe skenaristi izraelit, Ari Folman, regjisorja francezo-zvecerane, Ursula Meyer, dhe nga regjisori argjentinas, Pablo Trapero.

Ndryshe, kryesues i jurisë së Festivalit në Venedik do të jetë regjisori dhe producenti i njohur amerikan, Michael Man.

Festivali i 69’të Filmik në Venedik fillon më 29 gusht, dhe zgjat deri më 8 shtator.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›