Christie’s thyen rekorde

Shtëpia e ankandeve Christie’s ka bërë publike se gjatë gjysëmvjetorit të parë të këtij vit ka realizuar një shitje rekorde të veprave artistike, me vlerë prej 2.2 miliardë pafundësh, që i bie 13 përqind më shumës e në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Shtëpia më e madhe e ankandeve në botë ka arritur të shesë vepra arti në vlerë prej 1.8 miliardë pafundësh, ndërkohë që shitja personave fizikë është rritur për 53 përqind krahasuar me vitin e kaluar, duke arritur në 413 milionë paundë.
Megjithatë, të hyrat nga shitja në Azi dhe Lindjen e Mesme kanë rënë në 2344 milion paundë, që i bie 23 përqind më pak se në gjysëmvjetorin e një viti më parë. Kjo, sipas Christie’s, është pasojë e rënies së blerjeve masive në Kinë.
Ndryshe, vepra më e shtrenjtë e shitur sivjet është “Orange, Red, Yellow” e artistit Mark Rothko, e cila në ankandin e organizuar në New York, në muajin prill, u shit për 53.9 milionë paundë. Pas saj radhiten dy vepra të Yves Klein dhe një skulpturë e Henry Moore.
Paralelisht, në një ankand në New York, që po ashtu u organizua në muajin prill, konkurrenti kryesor në treg i Christie’s, shtëpia e ankandeve Sotheby's ka shitur pikturën e famshme “Klithma”, të piktorit Edvard Munch, për 120 milionë dollarë – që paraqet një vlerë rekorde të paguar për një vepër arti.