Në Vlorë te "malet e kripës"
Ata janë disa grumbuj të lartë,
krejt të grinjtë. Në skaj të fushës
së pamasë, së cilës i prijnë,
duken krejt si male. Dhe andaj e meritojnë
t‘i cilësojmë kështu: "malet e
kripës" në Vlorë. Me qindra makina
kalojnë çdo çast në anë të tyre, kalimtarë,
hallexhinj, tregtarë të vegjël e të
mëdhenj, fshatarë me gomar, nxënës
shkolle... Të gjithë kalojnë thuajse pa e
kthyer kokën drejt tyre. Kripa, kjo fjalë,
me të cilën njeriu e ka lidhur pandashëm
jetën e tij që nga koha e shpellave,
është atje. Neve na duket si një gjë
krejt normale, si një gjë që na përket
njësoj si ajri që thithim. E megjithatë,
ajo ka një "aventurë" të gjatë.
Ndërsa rrimë e presim te porta e
madhe e kripores së Vlorës na vjen ndër
mend një histori e vjetër, e shkruar edhe
nga shkrimtarët tanë. Një fshat në
thellësitë e Veriut shqiptar ishte kapluar
nga një problem i madh: gratë kishin
vite që nuk po lindnin fëmijë! Edhe
bagëtia nuk po u shtohej. Fshati ishte
mbërthyer nga një angështi mbytëse.
Nëse vazhdonte kjo punë, atëherë
shumë fise do të zhdukeshin. Një prift,
françeskan pelegrin, e sjell puna të
kalojë atyre anëve të nxirosura. Malësorët
i kërkojnë sakaq ndihmë. Prifti i
shkretë i këshillon në fillim t‘i luten sa
më shumë Zotit. Vetëm ai do ta zgjidhte
këtë punë. Malësorët duken ashiqare
të pakënaqur. A nuk kishin vite që i
luteshin Perëndisë, por pa gjetur
zgjidhje?! Kur erdhi puna të shtrohej
sofra prifti me zor po gëlltitej. "A do keni
pak kripë?", thuhet të ketë pyetur me zë
të dridhur. Por fshatarët ngritën supet.
Prej vitesh nuk kishin përdorur kripë.
Ajo gjendej larg, andej nëpër depot e
qyteteve në anë të detit dhe që të shkoje
deri atje duhej të kaloje me qindra
rreziqe vdekjeprurëse. Prifti e gjeti
sakaq: ushqimi pa kripë e kishte shterpëzuar
fshatin. Thuhet se ishte vetë ai
që i priu karvanit të burrave që udhëtuan
për javë të tëra derisa dolën në det.
Me kacekët plot me ujë të kripur burrat
u kthyen më në fund në fshat. Shumë
ujë kishte humbur udhës, por disa
kacekë kishin shpëtuar të paprekur. Fshati
mori frymë. Vetëm pas pak kohe
në fshatin dikur të nxirosur u kthye gëzimi.
U dëgjua e qara e foshnjës së parë.
"Të ketë aq shumë jetë në këto male
të hirta?", mendojmë ndërsa gjallëria
para portës së madhe të kripores është
shtuar.
Me njerëzit më të kriposur
Gjallëria që na ka rrethuar na bën të
besojmë se shumë punë duhet të ketë
tani në kripore. Makina që shkojnë e
vijnë, njerëz të nxituar, të gjitha këto
na e shtojnë shpresën se kriporja më e
madhe e Shqipërisë tani ka nisur të
marrë jetë. "Nuk janë punëtorë të kripores
- na thotë një i ngeshëm që pret
te porta duke përtypur fara pa pushim
- këtu ka marrë disa ambiente me qira
një firmë që do të rregullojë rrugën.
Puna këtu nis andej nga fundi i gushtit,
fillimi i shtatorit. Po filloi...".
Ja më në fund ku shfaqet një burrë
me kasketë. "Mirdita gazetarë - na
përshëndet me mirësjellje - kam porosi
nga drejtori që t‘ju shoqëroj. Ai ka
vajtur për punë në Tiranë". Dhori, është
përgjegjës në kripore. Është nga një
fshat pak më poshtë, nga Pishporo e
Myzeqesë së Vlorës. Dhori është i pari
njeri me kasketë që takojmë. Më vonë
do të vëmë re se të gjithë mbajnë
kapele dhe do të na e shpjegojnë përse.
Por tani nuk jemi miqësuar edhe aq
shumë me përgjegjësin.
Pas Dhorit takojmë inxhinier
Kristaq Naston, ka një jetë të tërë që
punon këtu. Inxhinieri është me
orgjinë nga Narta, fshati që i ka dhënë
emrin krejt lagunës, në anë të së cilës
kriporja
e vjetër shekullore, ajo që na del aq
shpesh ndër librat e historisë. Porse
kripa e prodhuar aty me sa duket nuk
mjaftonte. Kështu lindi plani për të
ndërtuar një digë gjigante që do të
thante më shumë se gjysmën e lagunës
së Nartës. Tokat e përfituara do
të përdoreshin për drithë, ndërsa një
pjesë e saj do të shndërrohej në kripore.
Dy lëndë strategjike, buka dhe kripa, do
të siguroheshin në vend. Kjo ishte
mendësia e asaj kohe. Dhe kështu
mijëra të burgosur punuan natën e
ditën derisa andej nga fillimi i viteve ‘70
nga uji i Nartës nisi të dalë kripa e parë.
Nuk është ndonjë gjë e ndërlikuar të
marrësh kripë nga deti. Mjafton të ndërtosh
disa vaska gjigante që mbushen
me ujin e kripur dhe pastaj duhet pritur
me durim, teksa e përzien vazhdimisht
duke krijuar shëllirën e trashë. Kur kjo,
e shtrirë nën diellin përvëlues arrin një
shkallë të caktuar përqendrimi atëherë
mblidhet me një vegël që mban emrin
kurioz "vrangull" dhe pak nga pak dërgohet
për t‘u kristalizuar. Mbledhja përfundimtare
bëhet në fund të gushtit,
fillim të shtatorit, kur dielli e ka bërë
punën e tij avulluese. Kjo është e thënë
me pak fjalë. Dhe e thënë kështu është
ca e thjeshtë. "Po puna është e rëndë.
Sidomos ka qenë e rëndë deri para se
të mekanizohej mbledhja e kripës.
Imagjinoni të punoni tetë orë në diell
përvëlues, i rrethuar nga të gjitha anët
nga kripa që e reflekton edhe me nxehtësinë
flet Kristaqi - norma ka qenë dy
tonë kripë në ditë. E mendoni vetë se
ç‘punë është". Dhori, përgjegjësi na e
heq një kuriozitet që na kishte lindur në
fillim: "E shikoni që të gjithë këtu
mbajmë kapele? Këtu pa këtë në kokë
të bie pika e diellit". Inxhinieri pohon me
kokë, edhe ai mban një kapele të ngjashme
me atë të Dhorit. Me miqtë tanë
zbresim poshtë andej nga vaskat e
kripës. Një hapësirë e pamasë - 1600
hektarë thotë inxhinieri - shtrihet para
nesh deri në horizont. Majtas dallojmë
Zvërnecin, Nartën, Sazanin. Ecim për
do kohë përgjatë disa konvejerëve të
stërmëdhenj. Janë krejt të gërryer nga
kripa. Poshtë këmbëve tona kanë nisur
të dalin kristalet e para të bardha.
Asnjë lloj bimësie nuk mund t‘i rezistojë
këtij ambienti. Vetëm disa zhuka
kokëforta kanë mbirë në anë të një
kanali të madh kullues. Pastaj sërish
asgjë. E kuqja e konvejerëve të ndryshkur
përzihet me vezullimin e vaskave
dhe kaq. Kthehemi andej nga erdhëm.
"Ju me siguri jeni nga njerëzit më të
kripur të vendit", bëjmë shaka me
miqtë tanë. "Sigurisht, kështu është",
thonë të dy thuajse në të njëjtën kohë.
Me Dhorin mu në mes të
kripës
Bashkë me Dhorin, me të cilin tashmë
jemi miqësuar goxha, hyjmë atje
ku është depozituar kripa. Nga larg
duket sikur ata kanë të njëjtën ngjyrë
gri, por kur i afrohemi e kuptojmë se
kanë edhe ata "individualitetin" e tyre.
Disa janë në gri të thellë. Është kripa e
trashë që përdoret kundër ngricave
mbi rrugë në acarin e dimrit. Kjo është
shndërruar gati-gati në një lloj çimentoje,
të cilën nuk e depërton dot as shiu
i rrëmbyer. Dhori na çon në një "mal"
tjetër. Ky është krejt i bardhë dhe vezullues.
Në anë të tij, ekskavatorët
kanë krijuar një si punë xhepi gjigant.
Brenda tij na duket vetja sikur jemi në
një planet tjetër. Në një vend ku ekzistojnë
vetëm kristale aq të shkëlqyera,
saqë fillojnë e të dhembin sytë. "Kjo
është kripa e jonizuar, më e mira e
jona", thotë Dhori pa e fshehur krenarinë.
Pas pak çastesh, të prirë nga
Dhori, jemi brenda një magazine gjigante.
Këtu ka më shumë gjallëri. Disa
kamionë po ngarkohen me thasë të
rëndë plot me kripë. Nga 120 mijë tonë
që prodhoheshin para 1990-ës, tani
këtu prodhohen vetëm 30 mijë tonë në
vit. Në një kënd të magazinës na bëjnë
përshtypje disa qeska me ngjyra.
Kishim disa orë që nuk shihnim ngjyrat
të hareshme ndaj, instinktivisht, bëjmë
të shkojmë drejt tyre. Janë qeska kripe
të jonizuar të prodhuara këtu. Shërbejnë
për konsum familjar. "Po shumë
vetë nuk e dinë se kemi edhe ne kripë
fare të mirë të Vlorës - e pyesim Dhorin
- përse nuk e keni reklamuar ca më
shumë?". Dhori ngre supet: "Nuk i di
unë këto punë".
Shabani, shefi i rojeve
Shabani është nga Panajaja, ai fshati
i madh në anë të rrugës. Ndonëse jo
edhe aq në moshë është baba i pesë
fëmijëve. Eshtë shefi i rojeve të kripores.
Detyra ia do që të shohë një herë
se çfarë janë këta të ardhur që sillen
vërdallë maleve me kripë. Shabani nuk
duket aspak si roje. Eshtë i butë dhe i
qeshur. Me të miqësohemi më shpejt
se me gjithë të tjerët. "Gazetarë? Në
rregull", Shabani i bashkohet grupit
tonë. Duket se pak kush tundohet të
shkojë të gërmojë natën në malet e
kripës. "Ka ndonjë të marrë, që vjen të
vjedhë kripë për bagëtitë, po ndonjë
rast të rëndë nuk kemi pasur. Megjithatë,
shërbimi i rojeve është i plotë. Unë
vetë vij sa herë natën për të parë. Nuk i
dihet kurrë...". Shabani duket se nuk ia
ka ënda të rrijë shumë në diell. Eshtë
ndër të paktët njerëz që nuk mbajnë
kapele. "Këta po, këtyre u duhet. Kurse
unë kam punë tjetër", thotë duke bërë
me kokë nga miqtë e tij. Derisa ndahemi
buzëqeshja e mbarë nuk i largohet portretit
të shefit të rojeve të kripës.
Në Oshëtimë
E kishim dëgjuar se shumë nga
familjet e fshatrave afër kripores kishin
jetuar vite të tëra me atë punë të
mundimshme. "Oshëtima është më e
para nga të gjitha. Shumë punëtorë të
kripores janë prej atij fshati", na kishin
thënë që në Vlorë. Miqtë tanë na prezantojnë
me Gjolekën: "Ky shoku ynë
është nga Oshëtima". Gjoleka është
sërish një nga "ata me kapele". Nuk
është nga ata që u pëlqen të flasë,
porse tregohet i gatshëm të na shoqërojë
në fshatin e tij. "Shtëpi si qëmoti
kanë mbetur pak. Vetëm kjo - bën
me shenjë në anë të rrugës - ka mbetur
si në ato kohëra. Pastaj këtu kanë
lëvizur gjërat. Shumë kanë dalë në
emigracion. Tani janë kohë të tjera.
Nuk është më vetëm kriporja e vetmja
shpresë si dikur". Në fshat ka pllakosur
qetësia. Pas një dite të lodhshme
dhe pas vapës që ka nisur të ndihet,
fshatarët janë mbyllur në shtëpitë e
tyre. Gjoleka na lutet që të rrimë edhe
ca, por ne i kemi ca rrugë për të bërë.
Poshtë në rrugën kryesore i shikojmë
edhe një herë "malet e kripës". Nga errësira
e natës duken edhe më të mëdhenj
se ç‘janë në të vërtetë.
1970 - Pelikanë e të burgosur mbi lagunë
"...Kampi ishte ndërtue para tri vjetësh për thamjen e
liqenit të Nartës, një nga bukuritë e rralla natyrore të vendit
tonë, me pasuni të pallogaritshme peshqish e
shpendësh. Ky plan i babëzitun ‘për sigurimin e bukës në
vend‘, ose siç shkruhej ma gjatë ndër të gjitha parullat e
bri rrugëve, ndër pllaka metalike: ‘sigurimi i bukës në vend
garanci e fitores së socializmit‘, kishte fillue disa vjet ma
parë me ndërtimin e një dige faraonike, që fillonte që nga
dera e kampit të punës deri në bregdet, e gjatë 8 kilometër,
në bazë 15 metër dhe nalt 7 metër, nji rrugë normale, ku
mund të qarkullonin dy makina. I gjithë materiali guror
bartej me makina vetëshkarkuese nga malet e Vlonës, por
që i gjithë ai material shkrihej si kripa në ujë. Projekti ishte
që me anën e kësaj dige do të thahej pak ma shumë se
gjysa e liqenit të Nartës për ta kthye atë në tokë bujqësore.
Me të burgosun, skllavë të shtetit socialist, diga u
ndërtue mbas 2-3 vjetësh, dhe aty në breg të detit të
mrekullueshëm vlonjat, shi në Pishporo, të burgosunit
ndërtuen një stacion pompimi shumë të bukur ku mandej
u vendosën makineri tepër të fuqishme. Me vumjen në
funksion të këtij stacioni u pa me të vërtetë mrekullia e
madhe e punëtorit skllav. Liqeni u tha krejtësisht, deri te
diga, e të gjithë panë fundin e liqenit, nji baltovinë aq e
gjatë e aq e gjanë sa mos me ta përfshi syni, por ku nuk
mujshme me shkelë, mbasi humbshe mbrendë...
... Edhe nji favor, në krahasime kampet e tjera: rruga e
gjatë ishte e shtrueme dhe ne kënaqeshim me panoramën
e shkëlqyeshme të Zvërnecit, Sazanit e sidomos të Gjolit
të Nartës që ishte banesa kryesore e pelikanëve të bukur.
N‘ate kohë, na të burgosunit, kemi mbrrijtë me numrue
rreth 2000 pelikanë dhe me kureshtje të madhe vrejshim
jetën e tyre kolektive dhe private... Ata nuk kishin frigë
dhe aviteshin mjaft afër bregut ose lundrave, kështu që
mund të zhdukeshin lehtësisht nga njerëz të papërgjegjshëm.
Rastësisht rojeve ushtarake që na shoqnojshin
anash u ra në dorë nji prej tyne. Ai kishte ra në nji
kurthë të ngritun nga fshatarët. Rojet ia dorëzuen nji polici
dhe ky ua dha të burgosurve që ta çonin te doktori i
kampit se ai mund ta shëronte. Përndryshej do ta mbytnin
e mishin do ta përdornin për përmirësimin e gjellës së
kazanit. Doktori e pa se nuk kishte ç‘i bante e kështu e
mbytën. Ai ishte nji shpend i madh që peshonte rreth 10
kg. Kur e rjepën, mishit plot dhjamë, i vinte nji erë peshku
e qelbun e cila nuk durohej. Ua dhanë disa prej puntorëve
ma të fortë. Kur e vunë në zjarr me e zie, qelbej vendi nga
era që lëshonte. Me gjithë urinë e madhe të të burgosurve,
nuk duel kush me e hangër...
Shek XV, kripa si nafta e sotme
të qartë: më 1401 Gjergji II Balsha
sulmoi Arbërinë Venedike; po atë
vit princi kërkoi që nënshtetasit e
tij nga Tivari dhe Ulqini të mund
të hynin në tregun e kripës venedike
në Arbëri; më 1402 fshatarë
nga krahinat e Gjergjit II sulmuan
depot venedike të kripës në Shirgj;
më 1403 kontrabanda midis
Arbërisë Venedike dhe trevave të
Balshës lulëzonte; më 1404 e veja
e Gjergjit II lutej për furnizime shtesë
për kripë; po atë vit tregtarë
raguzanë dërguan kripë në Zetë;
ndërsa më 1405 Ulqini dhe Tivari
iu bashkuan Shën Markut duke
shpresuar për kripën venedike...
Tregtia u fut më 1412 për herë të
parë në stil të gjerë për pagimin e
trupave në Shkodër. Shteti
kursente kësisoj para të thata dhe
kënaqte me leverdi kërkesat e
ushtarëve. Këta ua shisnin kripën
klientëve vendas në tregjet arbre...
...Por pushtimi i Vlorës nga osmanët
(1417) i dha ekonomisë
venedike të kripës një goditje të
rëndë. Administrata osmane e rriti
prodhimin e kripës në një kohë
të shkurtër, para së gjithash ajo arriti
t‘i zhvendosë karvanët e kripës
nga Kosova dhe hapësira maqedone
prej Durrësit drejt Vlorës.
Venediku nuk humbi vetëm zonën
e vet politike të ndikimit, por edhe
kontrollin mbi ekonominë arbre
të kripës. Tregtarë raguzanë dhe
italianë nga Pulja, më vonë sidomos
nga Firencja morën me pajtim
toka të Vlorës, duke e shpërthyer
kështu monopolin venedik.
Vlora u zëvendësua nga Korfuzi si
furnizues i Arbërisë Venedike...".