Thaçi premton 8 milion euro investime për Gjilanin

Gjilani dhe Anamorava për një kohë të gjatë janë anashkaluar nga Qeveria duke mos investuar në projekte të rëndësishme infrastrukturore. Por Qemajl Mustafa sqaron për rajonipress se Qeveria e Thaçit ka lëvizur ditëve të fundit duke konfirmuar se do të investohen në Gjilan rreth 8 milion euro.
Qemajl Mustafa tha se kryeministri Hashim Thaçi ka premtuar konfirmim të rreth 8 milion eurove investime në projektet që duhet të vazhdojnë dhe të përmbyllen, në projektet e reja të rrugëve nëpër lagjet e qytetit dhe fshatrat dhe në projektin e lumit “Mirusha”.
Mustafa tha se më konkretisht rreth 2.4 milion eurove kemi nënshkruar marrëveshje me Ministrinë e Infrastrukturës për financim dy vjeçar të rrugëve nëpër lagjet e qytetit dhe në fshatra 2.6 milion do të jepen për përfundimin e projekteve të nisura dhe rreth 3 milion euro për lumin “Mirusha” deri në fund të këtij viti.
Kreu komunal tha se është përfundimisht një kthim i Qeverisë kah Gjilani dhe shpresoj shumë që të hapim një front të madh të punës dhe të inkurajojmë qytetarët që të vazhdojmë bashkë ndërtimin e komunës tonë të bukur e të qytetëruar./Indeksonline/