E Diel, 1 Nëntor 2026

Në aksident e pëson çiklisti

Dje, rreth orës 22:50 në rr.”Nëna Tereza” në Gjakovë është raportuar një aksident trafiku me lëndime të rënda trupore . Në ketë aksident ka pësuar lëndime trupore ngasësi i biçikletës, shtetasi i Kosovës, Idriz S.(1941)nga komuna e Gjakovës.

Ngasësi i automjetit “Citroen”, me targa vendore, Vehat H.(1981), duket se nuk e ka parë çiklistin, i cili ishte duke lëvizur në anën e djathtë të rrugës në të njëjtin drejtim dhe me pjesën e përparme të automjetit e godet në biçikletë. Për pasojë ai rrëzohet dhe pëson lëndime. I dyshuari menjëherë i afron ndihmën e parë viktimës dhe e dërgon për në emergjencë të Spitalit në Gjakovë.

Për shkak të lëndimeve serioze pas tretmanit mjekësor i lënduari dërgohet për në QKUK Prishtinë.

Me vendim të prokurores së shtetit, ngasësi i dyshimtë është arrestuar dhe ndalur në Qendrën e ndalimit të Stacionit policor të Gjakovës, për të vazhduar proceduara ligjore./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›