E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria: Besojmë në pafajësinëe komandatëve të UÇK-së

PRISHTINË - Qeveria e Republikës së Kosovës shprehet e brengosur për zhvillimet e fundit lidhur me aktakuzat për krime lufte ndaj ish-komandantëve dhe luftëtarëve të UÇK-së, thuhet në një komunikatë të ekzekutivit të vendit pas arrestimeve të sotme, bën të ditur "Koha Ditore".

“Qeveria e Republikës së Kosovës beson në luftën e drejtë të UÇK-së dhe të luftëtarëve e komandantëve të saj, luftë kjo që bëri që Kosova të fitojë lirinë, pavarësinë, shtetin demokratik dhe partneritetin me bashkësinë ndërkombëtare, me SHBA-në dhe NATO-n.

Qeveria ndërton dhe mbështet sundimin e rendit dhe ligjit, funksionimin e pavarur dhe të paanshëm të gjyqësorit në tërësi dhe të EULEX-it dhe pret që edhe ky proces të zhvillohet mbi këto parime që mbrohen nga ne dhe bota demokratike”, thuhet në këtë njoftim, për të shtuar në fund se “Qeveria beson në drejtësi dhe në pafajësinë e komandantëve dhe ushtarëve të UÇK-së”.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›