E Diel, 1 Nëntor 2026

Ne ambjentet e Keshillit te Ministrave, nen drejtimin e Ministrit te Shtetit prane Kryeministrit, z. Blendi Klosi, u zhvillua mbledhja e Bordit te Grupit te Monitorimit Antikorrupsion me pjesemarrjen

Ne ambjentet e Keshillit te Ministrave, nen drejtimin e Ministrit te Shtetit prane Kryeministrit, z. Blendi Klosi, u zhvillua mbledhja e Bordit te Grupit te Monitorimit Antikorrupsion me pjesemarrjen e perfaqesuesve te organizatave nderkombetare: OSBE, MSI/USAID, delegacionit te Komisionit Europian, etj.
Ne mbledhjen e Bordit te Grupit te Monitorimit Antikorrupsion u diskutua mbi realizimin e detyrimeve ligjore qe po ndermerren nga institucionet qendrore publike dhe te pavarura per realizimin e objektivave te caktuara ne vendimin e Keshillit te Ministrave nr.339, date 11.07.2002 "Per planin e veprimeve per parandalimin dhe luften kunder korrupsionit per vitin 2002-2003"; si edhe u raportua mbi angazhimet e qeverise ne kuader te iniciativave rajonale dhe nderkombetare ne luften kunder korrupsionit, bazuar mbi programin e Iniciatives Antikorrupsion te Paktit te Stabilitetit dhe Keshillit te Europes; etj.

Ne fjalen e tij, Ministri i Shtetit prane Kryeministrit u shpreh se nen autoritetin e Kryeministrit, do te forcohet puna per koordinimin dhe zbatimin e Planit të Veprimeve. Zbatimi i tij ka për qëllim nje monitorim me efikas te fazes se pergatitjes se kuadrit te nevojshem ligjor per minimizimin dhe ngushtimin e hapesirave korruptive. Kjo do të realizohet duke forcuar bashkepunimin me shoqerine civile, organizata te ndryshme nderkombetare dhe donatoret per nje monitorim efektiv dhe brenda afateve te percaktuara rigorozisht ne planin antikorrupsion te qeverise shqiptare.

Ministri i Shtetit prane Kryeministrit theksoi qe, "monitorimi i luftes institucionale kunder korrupsionit te matet mbi bazen e vleresimit real te indikatoreve te suksesit dhe rezultateve konkrete, nepermjet analizave te sakta dhe profesionale ne vazhdimesi te te gjithe procesit. Ato nuk do te jene te njeaneshme, por ne bashkepunim të ngushte me shoqerine civile, si edhe me mbeshtetjen e opinionit te gjere publik.

Ne mbledhje u percaktuan detyra konkrete per cdo institucion publik dhe te pavarur ne zbatim te planit te qeverise per parandalimin dhe luften kunder korrupsionit, te cilat do te behen pjese e planeve te punes se institucioneve perkatese.

Në mbledhje u vendos që të ngrihen grupet e punës për finalizimin e miratimit të disa akteve ligjore dhe nënligjore si:
- Për deklarimin e pasurive, detyrimeve financiare dhe konfliktin e interesave të zyrtarëve publikë dhe të zgjedhur.
- Për sistemin e auditit të brëndshëm në sektorin publik.
- Për standartet e prokurimit publik.
- Për disa ndryshime në Kodin Penal për forcimin e sanksioneve kundër korrupsionit.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›