E Diel, 1 Nëntor 2026

Deklarate per shtypin e zotit Aldrin Dalipi,zedhenes i kryeministrit Duke Ju falenderuar per pjesmarrjen tuaj desheroj te informoj mbi proritetet e Qeverise ne javen qe sapo nisem duke nenvizuar qe

Deklarate per shtypin e zotit Aldrin Dalipi,zedhenes i kryeministrit

Duke Ju falenderuar per pjesmarrjen tuaj desheroj te informoj mbi proritetet e Qeverise ne javen qe sapo nisem duke nenvizuar qe ne fillim se, pervec impenjimeve te perditeshme qeverisese ne funksion te programit, dy do te jene angazhimet kryesore per javen ne vazhdim:
a- Permiresimi urgjent i situates pas gjendjes se renduar, krijuar nga rreshjet e shumta ne disa zona te vendit,
b- Akselerimi i ritmeve dhe angazhimit persa i perket situates energjitike

Njeheresh do te deshiroja t'ju informoja edhe ne lidhje me nje urdher te sotem te Kryeministrit .

Persa i perket ceshtjes se pare, pas permbytjes ne disa zona te vendit diten e djeshme situata eshte ndjekur ne vazhdimesi nga Ministri i Pushtetit Lokal dhe Decentralizimit z.Blushi ne koordinim edhe me ministrin e Buqesise z.Duka si dhe shtabet e emergjences qe funksionojne prane prefekturave perkatese. Gjendje me e renduar eshte verejtur ne Prefekturen e Lezhes dhe pikerisht ne Bashkine e Lezhes, Lacit dhe Mamurrasit ku ka patur demtime te rrugeve rurale, ne toke bujqesore rreth 3000 ha, si dhe objekte te ndryshme. Duke patur parasysh situaten e krijuar eshte bere i mundur furnizimi pa nderprerje i popullsise dhe hidrovoreve me energji elektrike si dhe eshte nderhyre ne bashkine e Lacit dhe disa komuna me mjete per te normalizuar gjendjen e rrugeve dhe eleminimin e pasojave te shkaktuara . Ne koordinim me Ministrine e Mbrojtjes do te aktivizohen disa mjete te renda te bazes se Mbrojtjes civile. Nje ekip i Ministrise se Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit eshte duke ndjekur nga afer situaten dhe nga informacionet e fundit gjendja ka ardhur drejt permiresimit dhe po punohet ne kete drejtim.

Ndersa ne lidhje me situaten energjitike ne kete jave do kete te impenjme dinamike te strukturave perkatese per te bere te mundur uljen e kufizimeve. Kryeministri eshte interesuar personalisht duke ndjekur me vemendje zhvillimet ne kete fushe si dhe duke patur kontakte te vazhdueshme ne funksion te permiresimit te furnizimit me energji elektrike ne te gjithe vendin.

Se fundi Kryeministri ne respektim te plote te detyrimeve ligjore dhe perkatesisht te pikes 3, te nenit 102 te Kushtetutes si dhe te vendimit nr.731 dt. 11. 11. 1998, pika 3/b dhe 4/b te Keshillit te Ministrave "Per Krijimin e Kontrollit te Brendeshem Administrativ" ka nxjerre sot nje urdher ne baze te te cilit Departamenti i Kontrollit te Brendeshem Administrativ prane Kryeministrit do te ushtroje kontroll ne SHISH me objekt "Kontroll i pergjithshem mbi zbatimin e ligjshmerise dhe bazueshmerise ligjore te akteve te nxjerra nga SHISH".
Ne funksion te ketij urdheri do te verifikohet se si ky institucion ka zbatuar vendimet e Qeverise dhe te Kryeministrit, sa te perputhura jane aktet e brendeshme te institucionit me ligjin per SHISH-in dhe si jane respektuar keto procedura per ushtrimin brenda kompetencave te ketij institucioni.
Ky hap i nderrmar se fundi do te sherbeje gjithashtu si nje baze e mire edhe per veprimtarine e Komisionit Hetimor Parlamentar per veprimtarine e SHISH ne funksion te normalitetit dhe veprimtarise ligjore te ketij institucioni te rendesishem per sigurine kombetare .

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›