E Diel, 1 Nëntor 2026

Ne vazhdimin e angazhimeve te Kryeministrit, ne vijim gjithashtu, edhe te programit qeverises per reforma ne funksion te veprimtarive korrekte ligjore te institucioneve, ne vazhdim te bashkepunimin t

Ne vazhdimin e angazhimeve te Kryeministrit, ne vijim gjithashtu, edhe te programit qeverises per reforma ne funksion te veprimtarive korrekte ligjore te institucioneve, ne vazhdim te bashkepunimin te nisur tashme dinamik ne kryerjen e detyrimeve ligjore dhe Kushtetuese te qeverise per t'i krijuar Presidentit te Republikes te gjitha hapesirat ligjore ne ushtrimin e veprimtarise se tij, desheroj te informoj mbi nje zhvillim te fundit ne kete drejtim.
Kryeministri i eshte drejtuar sot ne mesdite Gjykates Kushtetuese per te bere nje interpretim te nenit 14 te ligjit per Kontrollin e Larte te Shtetit, i cili verehet se ka papajtueshemeri me nenin 162 te Kushtetuten e Shqiperise per argumentat ligjore qe trajtojne.
Kjo kerkese e Kryeministrit konsiston ne papajtueshmerine me Kushtetuten, per shkak se neni 14 i ligjit per KLSH-ne percakton rastet qe perbejne shkak per mbarimin para afatit te mandatit te Kryetarit te KLSH-se, rregullohen ceshtjet e imunitetit te tij, menyren, kuorumin e nevojshem dhe rastet qe perbejne shkak per largimin e tij, ndersa ne Kushtetute dhe pikerisht ne nenin 162 shprehet ne menyre te qarte se Kryetari i KLSH-se zgjidhet dhe shkarkohet nga Kuvendi me propozim te Presidentit te Republikes. Ne kundershtim me frymen kushtetuese ku do te theksoja se per zyrtare te larte jane te percaktuara kriteret e zgjedhjes apo shkarkimit, ligji per KLSH-ne merr persiper te percaktoje keto shkaqe duke sjelle nje kontradikte edhe ne cilesimin e shumices parlamentare (2/3), duke tejkaluar keshtu perkufizimet kushtetuese .
Nisur nga ky rast, Kryeministri gjykon se dispozitat ligjore per institucione te vecanta, sic eshte ligji per KLSH-ne kufizojne ndjeshem dimensionin e percaktimit te Kushtetutes, e cila reflektohet ne veprimtarine e institucioneve perkatese dhe per me teper duke percjelle veshtiresi serioze ne ndermarjen e reformave strukturore, si edhe te mirefunsionimit ligjor te tyre.
Per keto arsye, Kryeministri kerkon interpretimin e Gjykates Kushtetuese me idene jo vetem te zgjidhjes se ketij problemi ligjor – Kushtetues te kesaj ceshtjeje, por edhe per te iniciuar procesin e unifikimit te praktikave te tilla, si rasti i sipercituar, te cilat do te cojne ne zbatimin korrekt te ligjit ne veprimtarine e institucioneve.

_______________

Kushtetuta e Republikes së Shqipërisë

Kontrolli i Lartë i Shtetit

Neni 162

Kontrolli i Lartë i Shtetit është institucioni më i lartë i kontrollit ekonomik dhe financiar. Ai u nënshtrohet vetëm Kushtetutës dhe ligjeve.
Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit zgjidhet dhe shkarkohet nga Kuvendi me propozim të Presidentit të Republikës. Ai qëndron në detyrë për 7 vjet, me të drejtë rizgjedhjeje.

Neni 7

Neni 14 ndryshohet si vijon:

Mandati i Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit mbaron para afatit kur:
a) Jep dorëheqjen
b) Dënohet me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi
c) Nuk paraqitet në detyrë për më shumë se gjashtë muaj rresht
d) Deklarohet i paaftë mendërisht për të vepruar me vendim gjyqësor të formës së prerë
e) Ngarkohet me një detyrë të papajtueshme me funksionin e tij

Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka imunitetin e gjyqtarit të Gjykatës së Lartë.
Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit mund të ndalohet ose të arrestohet, vetëm në qoftë se kapet në kryerje e sipër të një krimi ose menjëherë pas kryerjes së tij. Organi kompetent njofton menjëherë Gjykatën Kushtetuese. Kur Gjykata Kushtetuese nuk jep pëlqimin brenda 24 orëve për dërgimin në gjykatë të Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, organi kompetent është i detyruar ta lirojë atë.
Me propozimin e Presidentit të Republikës, Kuvendi me dy të tretat e të gjithë anëtarëve të tij mund ta shkarkojë Kryetarin e Kontrollit të Lartë të Shtetit për shkelje të Kushtetutës, për paaftësi mendore dhe fizike dhe për akte dhe sjellje që diskretitojnë rëndë pozitën dhe figurën e Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Vendimi i Kuvendit shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese, e cila kur vërteton se ekziston një nga shkaqet e mësipërme, deklaron shkarkimin e tij nga detyra.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›