Në ankand Portreti i një gruaje të panjohur
"Portreti i një gruaje të panjohur", pritet të nxirret në shitje në një ankand që do të organizohet së shpejti nga Sotheby në Nju Jork. Dikur vepra mendohej se i përkiste Da Vinçit, por tashmë ajo është cilësuar si vepër e një piktori anonim, punuar prej tij rreth dy vjet pas vdekjes së Da Vinçit, ky portret gruaje ngjalli debate në vitin 1929. Kjo vepër paraqet një zonjë në tre të katërtat e profilit të saj. Sipas Uaçer ky portret është i ngjashëm me një tjetër të
ekspozuar në muzeun e Luvrit në Paris. Ajo vepër mendohet se mban firmën e Da Vinci ose një prej nxënësve të tij. Në të paraqitet Lukrezia Krivelli, e dashura e Ludoviko Sforca, Duka i Milanos. Për sa i përket debatit në lidhje me pronësinë e kësaj vepre ai është ende i hapur. Një ndër ekspertët kryesorë të veprave të Da Vinçi tha në vitin 1993 se kjo pikturë ishte punuar nga Da Vinçi. Megjithatë ai tha se piktura ishte realizuar në gjysmën e parë të shekullit 17. Shtëpia e ankandeve Sotheby ka parashikuar ta shesë këtë pikturë me një çmim prej 300,000 deri 500,000 dollarë. Ajo do të jetë pjesë e një ankandi me titull Vizatime të Mjeshtrave të Hershëm. Ndër elementët e tjerë të spikatur në këtë koleksion janë edhe piktura e Hendrik Goltzius "Jupiteri e Antiopa", e cila pritet të shitet me një çmim ndërmjet 8-12 milion dollarë piktura e Francisko de Zurbaran "Shën Doroti", e cila pritet të shitet me një çmim prej 3 deri 4 milion dollarë dhe piktura e Rembrandt "Portret i një gruaje të re me kapele", e cila pritet të shitet me një çmim prej 8 deri 12 milion dollarë. "Portret i një gruaje të panjohur" do të nxirret në ankand më 28 janar.