E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dollari bën kërdinë në tregun valutor, këmbehet me 99 lekë

Dollari amerikan ka arritur vlerën më të madhe në kursin e këmbimit valutor. Kështu një dollar është shkëmbyer me rreth 99 lekë. vlera më e lartë e arritur këto kohët e fundit. Kjo shpjegohet sipas specialistëve me rritjen ekonomike që ka filluar të SHBA-ja. Tashmë kriza ekonomike vitit të kaluar ka filluar që të harrohet dhe dollari amerikan ka filluar të fitoj pikë edhe kundrejt monedhave të huaja. Po ashtu dhe euro vazhdon të qëndrojë e fortë përballë

lekut shqiptar kështu një euro vazhdon të shkëmbehet me rreth 139 lekë. Tashmë monedha shqiptare leku vazhdon që të zhvlerësohet duke e ndikuar për keq në ekonomi megjithëse shumë specialistë e quajnë këtë si një ndodhi normale për kursin e këmbimit. Dollari amerikan është fuqizuar sërish ndaj monedhës sonë kombëtare. Duke pasur parasysh faktin se rritja e dollarit do të thotë ulje e çmimit të mallrave të importit, ku më kryesorja është ulja e çmimit të naftës. Gjithashtu sipas ekspertëve botërorë të ekonomisë, rritja e dollarit ndikon edhe në tregun e naftës. Pasi kjo u vu re edhe në Rritja e fundit e euros u shpjegua prej specialistëve edhe me faktin se shkëmbimet monetare po realizoheshin kryesisht në monedhën euro dhe kjo shkaktoi një rritje të saj. Ndërkohë që në vendin tonë fqinj monedha e përbashkët europiane, euro, shënoi nivelin e saj më të ulët që nga vera e kaluar, si pasojë e shtimit të shqetësimeve mbi vështirësitë financiare të Greqisë. Euro kushtoi dje rreth 1.403 dollarë, me rënie prej 1.3 për qind. Presioni mbi euron u rrit dje, pasi tregtarët që patën besuar se kjo monedhë do të forcohej, u detyruan të mbyllin pozicionet e tyre për të pakësuar humbjet. Një zëdhënëse e Bashkimit Europian deklaroi dje se nuk kishte dijeni nëse ekzistonte ndonjë plan për shpëtimin e Greqisë nga falimenti. Kjo deklaratë solli rritjen stratosferike të interesave të borxhit të Greqisë, si dhe rënien e euros. Qeveria greke reagoi menjëherë, duke deklaruar se nuk pret ta shpëtojë askush dhe se do tia dalë me forcat e veta. Ne nuk po presim asnjë paketë shpëtimi nga Bashkimi Europian për të mbyllur deficitin tonë buxhetor, deklaroi në Athinë ministri i Financave, George Papacostantinou. Deklarata e tij nuk i bindi investitorët. Bondet e qeverisë greke që konsiderohen më të këqijat në Europë, fluturuan në 300 pikë bazë më lart se sa bondet e qeverisë gjermane, të cilat konsiderohen më të mirat. Kjo është diferenca më e lartë e regjistruar që nga krijimi i euros një dekadë më parë. Bondet dyvjeçare qenë rreth 4.34 për qind dje, ndërsa ato dhjetëvjeçare u rritën në 6.16 për qind.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›