E Diel, 1 Nëntor 2026

Në ankand kompjuteri i parë i Jobs, shitet për 650 mijë dollarë

GJERMANI - Një kompjuter original Apple 1, i ndërtuar në vitin 1976, një nga gjashtë kompjuterat që vazhdojnë të punojnë, është shitur në një ankand në Gjermani për më shumë se 650 mijë dollarë.

Apple 1 është një nga 50 kompjuterat e parë që ndërtoi Steve Jobs dhe Steve Wozniak në garazhin e shtëpisë së prindërve të Jobs. Kompjuteri u ble nga një klient anonim nga Azia. Vitin e shkuar një pajisje e ngjashme u shit për 633 mijë dollarë.

Jobs krijoi vetëm 200 Apple 1 dhe sot në treg janë vetëm 46 të tillë. 6 prej tyre punojnë.

Redaksia Online
(b.y/shqiptarja.com)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›