E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqiptarët pengohen në pikën doganore, grekët kërkojnë 5 mijë euro garanci

radha-kapshtice1Pengohet kalimi i shqiptarëve në pikën doganore të Kapshticës. Mësohet se prej pasdites së djeshme dhe deri në orët e mesditës së stome, dhjetëra shqiptarë nuk janë lejuar të kalojnë në territorin grek, me arsyetimin se nuk plotësojnë kriteret e lëvizjes së lirë.

Të gjithë qytetarët e kthyer do kalonin në shtetin helen për pushime, por janë kthyer mbrapsht.

Një pjesë e tyre pohojnë se në doganën greke ju është kërkuar rreth 5000 euro garanci për ditë qëndrimi, gjë që ka qenë e pamundur të plotësohet prej tyre, por ka dhe të tjerë, të cilët shprehen se janë kthyer mbrapsht sa kanë kaluar traun e doganës shqiptare, pa u pyetur fare për kriteret apo dokumentacionin që disponojnë.

Ndërkohë mësohet se lidhur me situatën, autoritetet shqiptare, në pikën doganore të Kapshticës kanë zhvilluar dy herë takime me homologët grekë, ku kanë kërkuar lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe marrjen e masave.

Liberalizimi i vizave për shqiptarët për në vendet e BE-së, në kufirin grek është shoqëruar vazhdimisht me kthime të shumta të shqiptarëve në kufi./l.ç

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›