Në dispozicion rreth 100 milionë lekë
29/04/2010 Këshilli i Ministrave miraton buxhetin për komunitetet fetare në Shqipëri
Përfaqësitë e katër besimeve përfitojnë shumën nisur nga marrëveshja me qeverinë
Qeveria ka vendosur të financojë bashkësitë kryesore fetare në Shqipëri. Përmes një vendimi Këshilli i Ministrave do të vërë në dispozicion një shumë prej 100 milionë lekësh të reja për financimin e bashkësive fetare për vitin 2010. Ky vendim vjen në vijim të marrëveshjes së nënshkruar rreth një vit më parë ndërmjet qeverisë shqiptare dhe krerëve të komuniteteve fetare në vend. Në vendimin e marrë në mbledhjen e djeshme, të mbështetur nga trupa ministrore, është bërë ndarja e kësaj shume për Komunitetin Mysliman Shqiptar, për Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, për Kishën Katolike të Shqipërisë dhe për Kryegjyshatën Botërore Bektashiane. Sipas vendimit, shuma që shkon për Komunitetin Mysliman do të shpenzohet për financimin deri në gjysmën e pagës minimale buxhetore për punonjësit e administratës dhe për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e objekteve të kultit në Durrës, Has, Kolonjë, Tropojë-Degë etj. Kisha Ortodokse Autoqefale do t’i shpenzojë paratë për financimin deri në gjysmën e pagës minimale buxhetore për punonjësit e administratës dhe për financimin për pagat e arsimtarëve të institucioneve të arsimit parashkollor, parauniversitar dhe universitar. Ndërsa për Kishën Katolike me shumën e vënë në dispozicion do të financohet deri në gjysmën e pagës minimale buxhetore për punonjësit e administratës dhe financimi për pagat e arsimtarëve të institucioneve të arsimit parashkollor, parauniversitar dhe universitar. Së fundi, me paratë që i jepen Kryegjyshatës Botërore Bektashiane do të financohet deri në gjysmën e pagës minimale buxhetore për punonjësit e administratës, për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e objekteve të kultit “Odeoni”, ndërsa një pjesë jepet për shkak të pozitës së veçantë si Kryegjyshatë Botërore me qendër në Tiranë dhe të shtrirjes së veprimtarisë së saj jashtë vendit. Vendimi i marrë dje mbështetet në ligjin e miratuar në maj të 2009-s, “Për financimin nga buxheti i shtetit të bashkësive fetare që kanë nënshkruar marrëveshje me Këshillin e Ministrave”. Ligji në fjalë u miratua dhe u mbrojt nga qeveria nisur nga detyrimi i shtetit për të financuar besimet fetare në Shqipëri. Ai nuk përbën asnjë lloj lidhje të besimeve me shtetin, por garanton vendosjen e një të drejtë në vendin e vet, pasi ato nuk mund të jenë të përjashtuar nga kjo shoqëri. Qeveria miratoi këtë ligj në funksion të mbështetjes ndaj komuniteteve fetare në Shqipëri, për funksionimin sa më të mirë të tyre. Bashkëjetesa mes katër besimeve kryesore në vendin tonë është vlerësuar si një vlerë dhe trashëgimi e cila duhet të ruhet.
Ndarja e shumave
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë përfiton shumën 28 milionë lekë, të ndarë:
1. Mbi 18 milionë lekë për financimin deri në gjysmën e pagës minimale buxhetore për punonjësit e administratës.
2. Afro 10 milionë lekë për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e objekteve të kultit në Durrës, Has, Kolonjë, Tropojë-Degë etj.
Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë përfiton shumën 24 milionë lekë, të ndarë:
1. Mbi 22 milionë lekë për financimin deri në gjysmën e pagës minimale buxhetore për punonjësit e administratës,
2. Mbi 1 milion lekë për financimin për pagat e arsimtarëve të institucioneve të arsimit parashkollor, parauniversitar dhe universitar.
Kisha Katolike përfiton shumën 24 milionë lekë, të ndarë:
1. Mbi 3 milionë lekë për financimin deri në gjysmën e pagës minimale buxhetore për punonjësit e administratës.
2. Mbi 20 milionë lekë për financimin për pagat e arsimtarëve të institucioneve të arsimit parashkollor, parauniversitar dhe universitar.
Kryegjyshata Botërore Bektashiane përfiton 24 milionë lekë, të ndarë:
1. Mbi 4 milionë lekë për financimin deri në gjysmën e pagës minimale buxhetore për punonjësit e administratës.
2. Mbi 12 milionë lekë për ndërtimin e për mirëmbajtjen e objekteve të kultit “Odeoni”.
3. 7 milionë lekë për shkak të pozitës së veçantë si Kryegjyshatë Botërore me qendër në Tiranë dhe të shtrirjes së veprimtarisë së saj jashtë vendit.