Banda e Mirditës, 2 burgime përjetë dhe 57 vite burg
29/04/2010 Vrasja e policit Gjon Paçuku, gjykata shpall fajtor 6 të pandehurit
Ngjarja ka ndodhur më 28 qershor të vitit 2008 në SMT-në e ish qytetit
TIRANË – Gjykata për Krime të Rënda deklaron fajtor dhe dënon gjashtë të pandehurit e Bandës së Mirditës për vrasjen e policit Gjon Paçuku dhe plagosjen e disa të tjerëve. Nën masa të rrepta sigurie u shoqëruan për të dëgjuar vendimin të pandehurit, të cilët jo në pak raste kanë reaguar duke bërë edhe kërcënime. 57 vjet burg dhe dy dënime të përjetshme u dha për të pandehurit. Bardhyl Dhama ka shpallur fajtorë të pandehurit për akuzat e vjedhjes me armë, vrasje me dashje të Gjon Paçukut, si dhe vrasjen e mbetur në tentativë të Nikoll Markut, Ndue Çupit dhe Preng Gjokas. U deklaruan fajtor të pandehurit Dritan dhe Nikoll Syziu dhe u dënuan me burgim të përjetshëm. Bardhok Syziu u dënua me 15 vjet burgim, ndërsa tre të pandehurit e tjerë Tom Gjoka, Tom Syziu dhe Arjan Reçi u shpallën fajtorë dhe u dënuan me nga 14 vjet burgim secili. Ngjarja për të cilën u dënuan gjashtë të pandehurit ka ndodhur më 28 qershor të vitit 2000, ku mbeti i vrarë punonjësi i policisë Gjon Paçuku. Ishin orët e para të mëngjesit kur 6 të pandehurit e kësaj bande, Dritan Syziu, Nikoll Syziu, Bardhok Syziu, Tonin Gjoka e Arjan Reci vendosën, që të grabisnin disa pjesë këmbimi për makina të një parkingu pranë ish SMT të qytetit. I trembur roja e parkingut njofton forcat e policisë për ngjarjen që po ndodhte. Menjëherë në vend paraqiten efektivat e policisë, të cilët mendonin se kishin të bënin me një vjedhje modeste. Pasi kanë parkuar makinës jashtë SMT, i kanë kërkuar anëtarëve të bandës që të dorëzohen. Por reagimi i tyre ka qenë i menjëhershëm duke qëlluar në drejtim të pesë efektiva të policisë. Duke lënë të vrarë efektivin Gjon Pacuku, si dhe të plagosur Nikolle Marku, Bardhosh Jaku e Ndue Cupi. Të pandehurit u arrestuan në sajë të operacionit të koduar “Shkopeti”. Në momentin që u shpall vendimi në sallën numër 1 të Gjykatës së Krimeve të Rënda ndodheshin shumë efektiva policie, të cilët ishin vendosur si gardh mes familjarëve dhe prokurorit të çështjes.